Dashnoret e oligarkëve, punonjëse të MD dhe bij gjyqtarësh të shkarkuar dalin ‘fitues’, magjistratët e ardhshëm më keq se gjingjonët e gonzhukrët

131 kandidatë u futën në date 25 prill për fazën e dytë në provimin e magjistratit të ardhshëm, në sallën e lojrave me dorë “Feti Borova”, pasi u shpallën fitues dhe kaluan fazën e parë. 52 më tepër nga 79 numri fillestar, u përzgjodhën pas korrigjimeve që iu bë testeve me “scan tron”. Kur vetë pajisja scantron u “korrigjua” duke u zëvendësuar me një tjetër.

Arben Rakipi, në një prononcim për median, ngriti një alarm të çuditshëm kur foli “për nivelin e ulët të kandidatëve për në magjistraturë”.

Rakipi pranoi për një gabim teknik në pajisjen e scantron, e cila nuk kishte lexuar 4 pikë nga çelësi me 100 pikë, por nuk tha se si e bëri komisioni një rivlerësim tjetër me një tjetër pajisje scantron, ku e gjeti aq shpejt aparaturën elektronike…apo nëse ishte rezervë pajisja e re.

Rakipi pohoi se korrigjimet u bënë edhe manualisht në prani të kandidatëve dhe se procedura ishte filmuar. Por si u bë korrigjimi në prani të 250 kandidatëve që munguan pasi kishin ikur të dëshpëruar në shtëpitë e tyre?!

Skandali nuk mbaron me kaq. Dhjetra kandidatët humbës sipas aparatit scan tron kanë dërguar ankesa me shkrim, me e-mail, me telefonata në sekretarinë e shkolës, ndërsa 27 bënë peticion ku kërkuan përsëritjen për të gjithë të fazës së parë të testit.

Rakipi nuk mund të kthehej pas, ndaj shtoi te lista me 79 fitues fillestarë edhe 42 emra të tjerë, më pas numri 131 u plotësua edhe me 10 të tjerë. Në listën e “fituesve” që plotësuan 131 kandidatët që u futën në provimin e fazës së dytë, “humbësit” tregojnë për kalimin mbi 60 pikë të emrave të dyshimtë.

E bija e një gjyqtari të shkarkuar pak kohë më parë në vetting, e bija e një avokati të njohur si mik i drejtorit të Shkollës, një punonjëse simpatike e Ministrisë së Drejtësisë, një pedagoge e Universitetit “Pavarësia” të Vlorës me lidhje të forta politike pushteti, një inspektor tatimesh me babain ish vartës të vetë drejtorit të shkollës, një partnere “sexy” e një biznesmeni të fuqishëm e kështu me radhë komentohet lista e shtesave fituese të shpallura pas mesnate, për të plotësuar premtimin e madh por dhe për të fshehur dështimin e turpshëm të rekrutimit të magjistratëve të ardhshëm.
Piruetat dyshe të Arben Rakipit në këtë sezon rekrutimi të magjistratëve të ardhshëm morën vëmendjen e gjithë trupit diplomatik që alarmuan selitë e tyre. Sistemi i Drejtësisë po minohej nga marifetet me “scan tron”. Nga vetë drejtori i shkollës, që përflitej jo pak vitet e fundit për se si fitonin vendet e sistemit të ri të drejtësisë, magjistratët e ardhshëm.

Të huajt raportuan gjithshka. Për dy ditë dolën dy lista me dy palë kandidatë “fitues”. Në dy ditë u përdoren dy aparate “scantron”. Për dy ditë u shty dy herë ora dhe dita e zhvillimit të fazës së dytë të provimit. Në dy ditë u bënë dy mbledhje të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës.

U kap shifra 131 nga 442 pjesëmarrës kandidatë. Statistika 442 me 79 do ishte e turpshme dhe me shumë gjasa dështuese. Numri i kandidatëve do ishte pothuajse sa numri i vende të hapura për 20 gjyqtarë, 25 prokurorë dhe 15 ndihmësa ligjorë.

Çduhej bërë?

Arben Rakipi, pohoi në intervistën e tij, i shqetësuar se “niveli i fazës së parë ishte te mesatarja dhe kalimi duhej të kapërcente nivelin mesatar…uroj që të prodhohet cilësi dhe të përmbushen kuotat e caktuara nga KLGJ dhe KLP”.

Po kujt ia kërkon cilësinë e kandidatëve për magjistratë Rakipi? A nuk janë të njëjtët pedagogë (ose kolegë të tyre) të Shkollës së Magjistraturës ata që kanë prodhuar studentët konkurrentë, prurje të Fakultetit të Drejtësisë, të Universitetit të Tiranës apo “Kristaleve” private?

Apo edhe pedagogët kanë dalë nga aparati scan tron?

Vitin paraardhës kuotat e përcaktuara për kandidatë gjyqtarë e prokurorë ishin 80, por konkurrentë fituan vetëm 60 me shumë sforcim.

Zëra që s’duan të identifikohen brenda Shkollës së Magjistraturës, pohuan se edhe ato kuota që u plotësuan, duhej të bëheshin që të mbulohej skandali. Vetëm gjysma e tyre e meritonte të kalonte.

Këtë sezon, u liberalizua mesatarja për të hyrë në provim, por u zvogëlua numri i vendeve pranuese nga 80 (nga të cilët 40 profili gjyqtarë dhe 40 profili prokurorë) në 45, për shkak të frikës nga skandali i dështimit.
Por skandali bashkë me dështimin bënë duet, ashtu si dy aparatet scan tron, që në fazën e parë të provimit të zhvilluar në datën 23.

Vëmendja ndërkombëtare po përqëndrohet tek faza e dytë e provimit, që si asnjëherë tjetër u nda në dy faza, me dy data larg njëra-tjetrës, 25 dhe 29 Prill.

Çfarë do ndodhë nëse kuotat nuk plotësohen as nga 30 kandidatë që fituan direkt apo me shtesat scan tron? Si do të plotësohen vendet e boshatisura nga vettingu?

Mos ndoshta do ishte më mirë të kishim ende gjingjonët dhe gonzhukrët në sallat e gjykatave, se sa “modelet” që u kualifikuan me shtesat që nxorri aparati scan tron?!

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *