Çmimet në Shqipëri po rriten shumë më shpejt se në Europë

Ndërsa me fillimin e krizës së çmimeve në pjesën e parë të vitit 2022, Shqipëria veçohej si një nga shtetet me rritjen më të ulët të çmimeve në Europë, tashmë situata ka ndryshuar tërësisht.

Të dhënat e INSTAT për Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit, – i cili përdoret për monitorimin e lëvizjes së çmimeve me pakicë në vendet europiane, duke krahasuar përqindjen e inflacionit ndërmjet vendeve të Europës dhe si inflacion zyrtar i Bankës Qendrore Europiane- tregojnë se çmimet në Shqipëri u rritën më shpejt në dhjetor se në BE.

Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Dhjetor 2023 është 4,5%. Ndërsa mesatarja e rritjes së çmimeve në Bashkimin Europian po për dhjetorin ishte 3.4%, ose 1.1 pikë përqindje më pak se në Shqipëri.

Shqipëria u rendit e 11-a më e shtrenjta në Europë për rritjen e çmimeve, ndërsa një vit më parë ishte ndër pesë vendet me rritjen më të ulët të çmimeve.

Kjo tendencë lidhet me ndikimin e energjisë, që rriti ndjeshëm inflacionin ën vendet e Bashkimit Europian në pjesën e parë të vitit 2022, ndërsa në Shqipëri energjia nuk u rrit. Ndërsa muajt e fundit, inflacioni në Shqipëri po ndikohet nga ushqimet, që i rëndojnë më shumë familjet shqiptare për shkak të peshës së lartë në totalin e shpenzimeve, me 41% të totalit, nga 13% që është mesatarja europiane.

Ndërkohë, rritja e çmimeve, sipas indeksit të harmonizuar është më e lartë në krahasim me matjen standarde të INSTAT, sipas të cilit indeksi i çmimeve të konsumit ishte 4% në dhjetor. Diferenca lidhet me peshën më të lartë të ushqimeve.

Sipas INSTAT, për indeksin e harmonizuar. Rritja më e madhe e çmimeve prej 7,6% vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 6,7%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 4,3%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Shërbimi arsimor” me 4,2% secili, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,8%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 3,7%, “Veshje dhe këpucë” me 2,9%, “Shëndeti” me 1,3%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,1% dhe “Komunikimi” me 0,3%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 2,2%.

Në muajin Dhjetor, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0,4%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,2%, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,1%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,6%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,5%, “Veshje dhe këpucë” me 0,4%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Shëndeti” me 0,2% secili, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,1%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 1,4%, pasuar nga grupi “Argëtim dhe kulturë” me 0,1%.

Related Posts

What It Means When a Snake Enters Your Home—and How to Respond Safely

A snake entering a home can be alarming, but in most cases it is not a sign of anything unusual or symbolic. Typically, snakes come indoors in…

What Happens to Your Body When You Eat Purslane Every Day — Especially After 60

Eating purslane daily, especially after 60, offers remarkable health benefits. Its omega-3 fatty acids reduce triglycerides, lower blood pressure, and decrease inflammation, protecting against heart attacks and…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

BREAKING NEWS Large HURRICANE CATEGORY forming… See more

Julia Roberts appeared almost unrecognizable as Barbara Weston, wearing her long brunette hair in a simple, unstyled manner rather than her usual glamorous look. Dressed in jeans…

SHE WAS GIVEN WEEKS TO LIVE — THEN EVERYTHING CHANGED

Stories of dramatic health recoveries often capture widespread attention, especially when accompanied by striking before-and-after photographs. One widely shared image shows a woman who appears severely underweight…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *