Çmime marramendëse për renovimin e Klinikave në QKU, vetëm heqja e tepisonit të vjetër u pagua 32 Euro metri katror

Shumë e madhe parash dyshohet se janë keqpërdorur për renovimin e Klinikës së Gjinekologjisë dhe Urologjisë në QKUK nga Ministria e Shëndetësisë e cila udhëhiqet nga Arben Vitia.

Kontrata e nënshkruar nga Ministria e Shëndetësisë me kompanitë që kanë fituar këtë projekt dyshohet të jetë bërë me shifra marramendëse, larg çmimeve reale në treg.

Periskopi ka arritur të siguroj kontratat për renovimin e dy klinikave, e gjithashtu edhe dokumentet ku shihen çmimet për punën që kanë kryer kompanitë.

Më 8 dhjetor 2023, u arrit marrëveshja për renovimin e Klinikës së Gjinekologjisë mes Ministrisë së Shëndetësisë që drejtohet nga Arben Vitia, dhe tre operatorëve ekonomik: “AAG Project”, “ENGGROUP” dhe “Shkëmbi”.

Kjo marrëveshje për renovim arrin vlerën e 2 milionë e 420 mijë euro.


Pas një hulumtimi të bërë, Periskopi ka mësuar se vetëm për punët e demolimit dyshohet se janë keqpërdorur mbi 200 mijë euro.

Si erdhi deri tek ky përfundim?

Periskopi ka pyetur rreth çmimeve në treg për punët e demolimit duke u bazuar në punët që janë kryer në Klinikën e Gjinekologjisë.

Ndër punët që duheshin kryer në Klinikë, ishte edhe heqja e tepisonit të vjetër, me një sipërfaqe prej 2 mije e 45 metra katror.

Kjo punë, heqja e tepisonit, Ministrisë i ka kushtuar 32 euro për metër katror, ose në total gjithsej 65 mijë e 440 Euro.

Nëse puna do të kryhej sipas çmimeve në treg, që kushton 4 euro për metër katror, Ministrisë do t’i kushtonte gjithsejtë 8 mijë e 180 Euro.

Çmimet marramendëse janë paguar edhe për shërbime të tjera në Klinikat e QKU’së. Ndër të tjera edhe për heqjen e 257 dyerve të vjetra.

Për këto, Ministria ka paguar 21 mijë e 845 euro, ose 85 euro për heqjen e një dere të vjetër në Klinikë.

Edhe kostoja e heqjes se dyerve të vjetra është shumëfish mbi çmimin e tregut real, ku mesatarja për një punë të tillë sillet tek 10 euro për një derë të larguar.

Sipas kësaj llogarie të tregut, për heqjen e 257 dyerve, çmimi total do duhej të ishte 2 mije 570 euro, dhe jo 21 mije e 845 euro.

Edhe heqja e tavanit të varur, armstrong, është kryer me çmime marramendëse dhe larg atyre që ofrohen ne treg.

Metri katror për heqjen e armstrongut Ministrise i është llogaritur 20 euro, ndërsa në tregun real nuk kushton më shumë se sa 4 euro.

Sipërfaqja e tërësishme ishte 5 mije e 655 m2, që kushtoi 113 mijë Euro, ndërsa sipas çmimit të tregut nuk do të duhej të kushtonte më shumë se sa 22 mijë e 620 euro.

Pak më shtrenjtë, i ka kushtuar Ministrisë heqja e armstrongut në dy hyrjet e ndërtesës, me 22 Euro metri katror.

Edhe demolomi i mureve ndarëse në tualete, Ministrisë i është llogaritur 55 euro m2, e që në treg llogaritet të jetë jo më shumë se sa 10 euro metri katror

Ndërsa heqja e pllakave qeramike, Ministrisë i është llogaritur 35 euro m2, që në total për 1 mijë e 265 m2, i ka kushtuar 44 mijë e 275 euro.

Pos gjithë kësaj, dyshohet se është shkelur edhe Neni 26 pika 2 e Ligjit të Prokurimit.

Nga dokumentet e sigururara nga Periskopi, shihet se të gjitha nënshkrimet janë bërë nga Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi.

Megjithatë kur vlera e kontratave është e madhe, sipas ligjit, duhet të ketë edhe nënshkrimin e Ministrit.

Related Posts

What It Means When a Snake Enters Your Home—and How to Respond Safely

A snake entering a home can be alarming, but in most cases it is not a sign of anything unusual or symbolic. Typically, snakes come indoors in…

What Happens to Your Body When You Eat Purslane Every Day — Especially After 60

Eating purslane daily, especially after 60, offers remarkable health benefits. Its omega-3 fatty acids reduce triglycerides, lower blood pressure, and decrease inflammation, protecting against heart attacks and…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

BREAKING NEWS Large HURRICANE CATEGORY forming… See more

Julia Roberts appeared almost unrecognizable as Barbara Weston, wearing her long brunette hair in a simple, unstyled manner rather than her usual glamorous look. Dressed in jeans…

SHE WAS GIVEN WEEKS TO LIVE — THEN EVERYTHING CHANGED

Stories of dramatic health recoveries often capture widespread attention, especially when accompanied by striking before-and-after photographs. One widely shared image shows a woman who appears severely underweight…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *