Çmenden Tatimet/ Masakër me profesionet e lira, u llogarisin tatimin mbi 30% të xhiros

Nga Klodian Tomorri

Mijëra profesionistë të lirë po përballen këto ditë me një masakër të vërtetë fiskale, teksa në adresat e tyre po mbërrijnë fatura tatimore të cilat shkojnë deri në 30 për qind të xhiros.

Administrata Tatimore ka nisur tek mijëra biznese të vogla të profesioneve të lira njoftim vlerësimet për parapagimin e tatim fitimit për vitin 2024 duke u bazuar tek xhiro që ata kanë realizuar për vitin e kaluar.

Kapitali konsultoi njoftim vlerësimet e mbërritura në dhjetra profesionistë të lirë. Sipas njoftimeve rezulton që për pjesën dërrmuese të profesionistëve tatim fitimi shkon deri në 30 për qind e xhiros.

“Tani zgjidhja e vetme që më ka mbetur është të pezulloj aktivitetin sepse detyrimi që më ka ardhur është i papërballueshëm” tha për Kapitalin një profesionist i lirë.

Shkelje ligjore

Ligji për tatimin mbi të ardhurat thotë se bizneset e klasifikuara si profesione të lira paguajnë tatim fitim në masën 15 për qind, kur kanë xhiro vjetore më të vogël se 14 milionë lekë dhe 23 për qind për fashën mbi këtë xhiro.

Por në të vërtëtë, sipas vlerësimeve që u kanë shkuar bizneseve, detyrimi i përllogaritur nga administrata shkon deri në 30 për qind të xhiros.

Përveç kësaj në tatimin që u ka llogaritur profesionistëve të lirë, administrata tatimore nuk njeh fare as lehtësimin ligjor, që u jep të drejtë profesionistëve të lirë të zbresin de ri në 30 për qind të xhiros si shpenzime të njohura.

Përballë ankesave të shumta nga bizneset e profesioneve të lira për llogaritje arbitrare të tatimit, administrata tatimore justifikohet se vlerësimi gjenerohet automatikisht nga sistemi.

Por pavarësisht justifikimeve, fakti është ky. Tatimet po detyrojnë profesionistët e lirë që të paguajnë një shkallë tatimore mbi dy herë më të rëndë se sa korporatat e mëdha.

Nëse për bizneset e mëdha që xhirojnë dhe fitojnë miliona euro në vit, tatim fitimi është 15 për qind, për profesionistët e lirë administrata tatimore po ngarkon tatim deri në 30 për qind të xhiros.

Një sistem i mirëfilltë regresiv taksash, sipas parimit “kush fiton më pak, paguan më shumë.”

Kur erdhi në pushtet, Edi Rama propagandoi gjerësisht të ashtuquajturin taksim i ndershëm.

Në çdo dalje publike, kryeministri deklaronte se qeveria e tij kishte çliruar më në fund sistemin tatimor nga padrejtësia duke vendosur parimin “kush fiton më shumë, paguan më shumë”.

Por tashmë parimi i kryeministrit është kthyer me kokë poshhtë dhe administrata tatimore po takson bizneset e vogla të profesioneve të lira, dy herë më shumë se miqtë oligarkë të kryeministrit./Kapitali

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *