Çanak: Ja pse në Banjskë dështoi skenari sipas yrnekut të viteve ‘90′

Ish-politikani nga Novi Sadi, në një shkrim autorial për Klubin e Debatit Politik analizon konfliktin e armatosur në Manastirin e Banjskës në Zveçan, dhe i përgjigjet pyetjes se çka tash?

Në Banjskë, u bë një përpjekje për një skenar shumë të ngjashëm me “revolucionin e trungjeve” rreth Kninit, në Kroaci, më 1991. Pra, një grup njerëzish të armatosur pa shenja vijnë në lokalitetet serbe, shkaktojnë frikë, vendosin barrikada dhe shpërndajnë armë. Vendasit, të frikësuar, marrin armët dhe dalin në barrikada, ku tashmë ka pasur të shtëna, dhe nga frika e hakmarrjes, nuk duan të dorëzojnë armët. Beogradi, ndërkohë, ndërmerr lëvizjen diplomatike për revoltën e “popullatës lokale kundër terrorit” dhe këmbëngul “mbrojtjen” e tyre.

Komuniteti ndërkombëtar nis të “ndërmjetësojë”, dhe në thelb mbron barrikadat e ngritura si disa kufij de facto midis “palëve ndërluftuese”. Fillojnë “negociatat” e pafundme, gjatë të cilave në “territoret e çliruara” formohet pushteti nën komandën direkte të shërbimeve nga Beogradi (Moska?), e cila përndjek të gjithë jo bashkëmendimtarët nga ajo hapësirë dhe krijon një strukturë politikisht totalisht homogjene, e cila në vitet që pasojnë jeton nga plaçkitjet, krimi dhe donacionet politike nga të gjitha anët, duke kapitalizuar mundësinë e vet që në çdo moment të provokojë konflikte të armatosura.

Ky ishte plani.Problemi lindi për shkak se shumë herët shpërtheu konflikti dhe për shkak se pala kosovare ashiqare kishte informacione inteligjente, kështu që në rrugë të armatosur gjithçka u ndërpre para se të fillonte faza e parë. Tërheqja e njësisë paraushtarake në manastir ishte një lëvizje logjike sepse Kisha Ortodokse Serbe është një infrastrukturë logjistike kudo ku duhet të magazinohen armët dhe të fshihen ikanakët.

Gjithçka ndodh në këtë moment sepse Perëndimi e ka sjellë Beogradin para ultimatumit të qartë se nuk do të tolerojë më justifikime dhe se pret zgjidhjen efikase të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në përputhje me marrëveshjet e arritura. Meqë ky obstruksion dështoi, Vuçiq paralajmëroi urgjentisht zgjedhjet për 17 dhjetor 2023 që të mund të fitojë në kohë duke pohuar se nuk mund që gjatë fushatës elektorale të bëjë “lëvizje jopopullore” për elektoratin e tij.Radoiçiqi tashmë ka “marrë të gjitha përgjegjësitë mbi vete”, në mënyrë që (në këmbim të mbrojtjes shtetërore) të heqë përgjegjësinë dhe bashkëpjesëmarrjen e BIA-s (Shërbimit Sekret Serb) dhe organizatorëve të tjerë realë të aksionit të dështuar. Pyetja e vetme e vërtetë tani është: A do të kërkojë Prishtina ekstradimin e Radoiçiqit për shkak të akuzës për vrasje (dhe vepra të tjera), dhe a do ta ekstradojë Beogradi atë (që është pak e besueshme).

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *