Burg kush mban më shumë se një partner, Eni Çobani: Nuk kemi zgjidhje të tjera? Një shoqëri…

Së fundmi, një ndryshim në Kodin Penal, ka hapur diskutime si në rrjetet sociale ashtu edhe në mediat televizive.

Në projektligjin e hedhur për diskutim, parashikohet që bigamia (martesa me dy partner/e njëkohësisht) të konsiderohet si vepër penale, e cila mund të dënohet deri në 3 vite burg.

Avokatja Eni Çobani, në një intervistë televizive, shprehet se nuk mund të jetë rregullator i një shoqërie demokratike burgu.

Sipas saj, duhen gjetur zgjidhje e rregullatorë të tjerë për këtë element social.

Eni Çobani: “Atëherë, në këtë kuadër që ne jemi, tradhtia të nderuar shqiptarë, nuk është vepër penale. Dhe bigamia, që tani së fundmi ka dal një draft, por unë dua të jem serioze, sikundër jam gjithmonë…”.

Ka dalë një draft?

Eni Çobani: “Ka dalë nëpër media, por unë nuk dua t’i referohem asaj sepse e para nuk është e shkruar mirë nga ana gjyqësore dhe nuk besoj që ai të jetë projekti i sistemit që po na vihet tani përballë, por megjithatë, ka një iniciativë për të bërë një projekt për ndryshime në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, pikërisht mbi martesat dyfishe, që do të thotë krahas martesës ligjore do të kemi dhe një martesë tjetër. Jo! Këtë e ndalon ligji. Ky ligj ka qenë gjithmonë në Shqipëri. Pse dalin dhe thonë sot: “Shiko, por nuk ishte thënë edhe shumë mirë”. E keni në Kodin e Familjes, pikërisht në nenin shtatë dhe nëntë, janë ndalimet për sa i përket martesave”.

Pra ligji është?

Eni Çobani: “Patjetër që është ligji”.

Po çfarë kanë nxjerrë këta?

Eni Çobani: “Ne nuk kishim dënimin penal, pra këta tani kanë shtuar dënimin penal. Tani, të shtosh dënimin penal për një element social, për të cilin unë mendoj se duhet të ketë mjete të tjera rregullatore. Po pse te burgu do shkojmë tani gjithmonë? Pra, nuk kemi zgjidhje të tjera”?

E shpika unë një kështu, taksa e përjetshme.

Eni Çobani: “Po edhe gjoba, pra është quajtur dikur edhe kundërvajtje. Mund të bëhet diçka e kësaj natyre, por nuk mund të jetë rregullator i një shoqërie demokratike burgu. Pra, ne po mundohemi, të paktën unë, në sistemin e drejtësisë, të fusim një ide tjetër, atë të cilën është ndërmjetësimi. Ndërmjetësimi është komunikim. Pra hajde komunikojmë, nëse gjërat nuk shkojnë hajde t’i zgjidhim. Sigurisht që fenomenet e fundit, ne duhet ta ngremë zërin, kanë qenë shumë të rënda. Nuk mund të pranohen marrëdhënie krahas asaj ligjore dhe dy të tjera të cilat ti mund t’i gjesh, ambientet në të cilat jetoni, frekuentoni, pra këto janë gjëra të cilat nuk mund të imagjinohen sepse nuk janë të mundura edhe në efektin personal. Sesi një burrë sot mund t’ju përgjigjet katër grave, tani unë nuk e di si mundet. Megjithatë, kjo varet nga gjithsecili, mund të ketë burra që u përgjigjen katër grave, ky është problemi i tyre”.

Related Posts

What It Means When a Snake Enters Your Home—and How to Respond Safely

A snake entering a home can be alarming, but in most cases it is not a sign of anything unusual or symbolic. Typically, snakes come indoors in…

What Happens to Your Body When You Eat Purslane Every Day — Especially After 60

Eating purslane daily, especially after 60, offers remarkable health benefits. Its omega-3 fatty acids reduce triglycerides, lower blood pressure, and decrease inflammation, protecting against heart attacks and…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

BREAKING NEWS Large HURRICANE CATEGORY forming… See more

Julia Roberts appeared almost unrecognizable as Barbara Weston, wearing her long brunette hair in a simple, unstyled manner rather than her usual glamorous look. Dressed in jeans…

SHE WAS GIVEN WEEKS TO LIVE — THEN EVERYTHING CHANGED

Stories of dramatic health recoveries often capture widespread attention, especially when accompanied by striking before-and-after photographs. One widely shared image shows a woman who appears severely underweight…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *