Bonusi mujor i pensionit me kushte, kush merr mbi … nuk përfiton! Ja si do funksionojë skema e re me 727 mijë përfitues

Vendimi, i miratuar në 30 dhjetor, zbuloi një sërë kufizimesh për përfitimin e bonuseve. Kush ka një pension mbi 40 mijë lekë nuk do të ketë asnjë qindarkë shtesë. Bëhet fjalë për afro 36 mijë pensionistë.

Bonusin 1800 lekë në muaj do ta marrin vetëm ata që kanë pension deri në 40 mijë lekë, ku përfshihen pensionet urbane të plota, nënat me shumë fëmijë, dhe ata që marrin pension për profesion të vështirë si minator, naftëtar apo metalurg.

Kategoria e dytë me 800 lekë bonus në muaj, përfitohet nga ata që kanë të pension deri në 22 mijë lekë, ku bëjnë pjesë pensionet e pjesshme urbane apo pensionet sociale që përfitohen pasi mbushet mosha 70 vjeç.

1 mijë lekë do të marrin ata me pension deri në 18 mijë lekë, ku futen pensionet rurale, kurse ata që do të përfitojnë 600 lekë ose pensionet familjare nuk duhet të kenë të ardhura mbi 30 mijë lekë, si dhe grupi i fundit i përfituesve, ata me pension invaliditeti duhet të kenë deri 18 mijë lekë pension që të marrin shpërblimin mujor 700 lekë.

Nga ana tjetër, këto tavane, për përfitimin e bonusit, përbëjnë një kufizim më vete, për ata që kanë pensione në vlera të afërta me tavanet. Këta pensionistë nuk do e marrin të plotë kompensimin mujor. Për shembull, nëse një qytetar ka pension 39 mijë lekë, e për pasojë do duhet të ishte përfitues i bonusit 1800 lekë në muaj, ai në të vërtetë, do të marrë vetëm 1 mijë lekë nga bonusi, në mënyrë që të mos kalojë tavanin prej 40 mijë lekësh. E po kështu dhe për rastet e ngjashme me tavanet e tjera.

Përfitues të këtyre bonuseve do të jenë edhe ata qytetarët të cilët lidhin pensionin gjatë këtij viti, sërish me kusht që mos kalojnë tavanet e caktuara në këtë vendim.

Sipas shifrave të siguruar nga Report TV pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore rezulton se në total do të marrin bonus mujor 727 mijë pensionistë nga në vend janë gati 763 mijë që janë në total. Vetëm 36% e tyre do të marrin 1800 lekë në muaj, pasi pjesa dërrmuese gati 41% do marrin 800 lekë, ndjekur nga 10.3% që do të marrin 1 mijë lekë, e pjesa tjetër janë në vlerat 600-700 lekë.

Nga ky vit gjithashtu rritet mosha e daljes në pension për gratë. Nga 61 vjeç e 10 muaj këtë vit, dalin në pension pasi të mbushin 62 vjeç, kurse për burrat do të vazhdojë të jetë 65 vjeç, deri në 2031. Pas kësaj periudhe rritja do të jetë më një muaj çdo vit derisa të plotësohet pragu prej 67 vjeç. Për të dyja gjinitë rriten edhe vitet e punës për të marrë pension të plotë nga 38 vite e 8 muaj në 39 vite punë.

Mungesa e transparencës dhe e sqarimit për këtë reformë të re e bazuar në bonuse mujore thotë eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli ka nxitur pakënaqësi tek qytetarët, të cilët nuk po marrin vlerën e pritur si kompensim mujor.

“Duhet ta thuash kush përfiton, sepse nuk janë pak, janë rreth 40.000 persona sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore që nuk marrin, pra në rast se ti si qeveri thua 730.000 pensionistë e përfitojnë shtesën mujore, të lutem thuaje të saktë e përfitojnë me limite. Që të mos ngelen njerëzit në radhë të parë pensionistët të pakënaqur”, thotë Çoçoli.

Tavanet e caktuara nga qeveria për pensionistët që do të përfitojnë nga këto bonuse duhet të ishin sqaruar më herët thotë eksperti.

“Duhet t’i kuptojnë mirë këto ndarje. Pra dakord si qeveri në pesë vjet do japësh 1.7 miliard euro por ama në mënyrën se si do t’i japësh duhet t’u shpjegosh njerëzve, sepse i krijon pritshmëri atyre që marrin 40.000 lekë pension, dhe tani do e shohin që nuk do të marrin”, thotë eksperti.

Pavarësisht formulës së ndjekur për këto shpërblime apo tavaneve të caktuara, Çoçoli thotë se ndikimi do të jetë pozitiv, pasi janë para shtesë në duart e pensionistëve.

“Pra jemi në një situatë që realisht po i shtohet fuqia blerëse e pensionistëve. Nuk mund ta quajmë rritje reale pensioni, sepse është çështje emërtimi, duhet të ndryshonte ligji mbi sigurimet po shoqërore, ama shtesë është ajo, rritje e fuqisë blerëse është, para më shumë pensionistët tanë marrin”, tha eksperti.

Duke qenë se qeveria ende nuk ka një vendim se çfarë do të ndodhë me shpërblimin e fundvitit për 2026-ën, pasi do të varet nga ecuria ekonomike e vitit, eksperti Çoçoli sugjeron që vëmendja duhet të jetë tek kategoria e pensionistëve që po përfitojnë më pak nga këto bonuse mujore.

“Pikërisht te këta 41% që marrin nga ky janar vetëm 8.000 lekë të vjetra në muaj, duhet menduar në dhjetor në rast se do të krijohet mundësia për bonusin e fundvitit. Për askënd tjetër”, thotë Çoçoli.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *