Blinte vajza shqiptare dhe i shiste tek serbët, gjendet i vdekur biznesmeni kosovar

Është gjetur i vdekur biznesmeni 66-vjeçar nga Gjilani i Kosovës, Musah Hamiti, i cili rezulton i zhdukur që prej 10 janarit. Familjarët kur raportuan zhdukjen e tij, thanë se ai kishte me vete 80 mijë franga.

Biznesmeni është gjetur i pajetë mbrëmjen e djeshme në bodrumin e një ashensori të një ndërtese në rrugën Gjilan-Kamenicë.

“Ju njoftoj se me datë 26.02.2024 rreth ores 22:37, policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan kanë marrë një informatë se në bodrumin e një ashensori të një ndërtese në rrugën Gjilan -Kamenicë është vrejtur një person i cili dyshohet të jetë i vdekur. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe të gjitha njësitet relevante, ku me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë zëdhënësi, Ismet Hashani.

Mediat kosovare raportojnë se Musah Hamitit i janë gjetur me vete edhe 80 mijë frangat si dhe tre telefona celularë, të cilat i kishte me vete ditën që u zhduk.

Për zhdukjen e biznesmenit ishin arrestuar më herët dy shtetase të Shqipërisë, Silvana Dulellarin e lindur në vitin 1984 dhe Marinela Markoviç e lindur në vitin 1989, të cilat dyshohet se ishin të përfshira, pasi ishin kontaktet e fundit të tij.

Marinela Markoviç është me origjinë nga Shkodra, por në moshën 16 vjeçare është shitur nga familja e saj tek një serb në Zvicër. Si e martuar në moshën 24-vjeçare ajo ka lindur dhe një vajzë me të, prandaj edhe mban mbiemrin Markoviç.

Në dëshminë e dhënë për autoritetet pas arrestimit, Marilena Markoviç jetonte prej katër vitesh në Kosovë dhe pretendon se aty e ka sjellë Musa Hamiti. Ajo ka dëshmuar se është takuar me Musain ditën e zhdukjes së tij, ku ai i kishte thënë asaj në takim: “nëse nuk kthehem deri në orën 12 të natës, lajmërom në polici, se unë po shkojë t’i kërkojë ose paratë ose gocën për të cilën kam paguar”.

Ai ka shkuar dhe nuk është kthyer më. Ndërsa për zhdukjen e tij kishte denoncuar bashkëshortja e tij, sepse ajo ishte në dijeni se ai kishte me vete 86 mijë franga.

Marinela Markoviç nuk ishte takuar shumë kohë me Musain, për shkak se ai jetonte me familjen e tij në Zvicër. Teksa ai ka ardhur për vizitë në Kosovë, personi i parë që ai ka takuar ka qenë Marinela. Avokatja e vajzës nga Shkodra theksoi në atë kohë se ata ishin persona shumë të afërt me njëri tjetrin, por që nuk ishin në një lidhje.

Sipas dëshmisë së avokates së Marinelës, dyshohet se Musah Hamiti merrej me prostitucion dhe ditën e zhdukjes kishte shkuar të blinte një femër.

“Personi i zhdukur e ka blerë kinse një femër nga një person, i cili e kishte atë të dashur, dhe i ka propozuar atij që të blejë një femër për një shumë të caktuar, e për këtë Marinela ka qenë në dijeni. Sipas Marinelës, Musahi ka dalë në vendin dhe orën e caktuar, por nuk e ka parë femrën për të cilën i ka dhënë ato para.

Marinela dhe Musai kanë qenë miqë të afërt, sa herë që ka ardhur ai nga Zvicra në Kosovë, vetë apo edhe me bashkëshorten e tij, ata të dy janë takuar me njëri tjetrin, pasi që ishin edhe fqinjë në të njëjtin bllok. Nuk ka ndonjë provë që ajo dëshmon se Marinela është e përfshirë në këtë çështje përveç dyshimeve të cilat janë ngritur, vetëm sepse ajo është mikeshë e tij.” – ka thënë ajo.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *