Bizneset fillojnë të punësojnë punëtorë nga Nepali, Bangladeshi e India

Dilemat për largim të një pjese të punëtorëve nga vendi, nga 1 janar i 2024-s, kur është paraparë të liberalizohen vizat, kanë shtyrë bizneset që të gjejnë alternativa të tjera në mënyrë që të mos mbesin pa staf.

Shumë kompani po merren me procedurat e rekrutimit të punëtorëve nga vendet aziatike si Bangladeshi e Nepali.

“Disa biznese veçse kanë filluar të kontraktojnë edhe punëtorë jashtë vendit, e sidomos pjesa e bizneseve të gastronomisë”, tha Hysen Sogojeva, kryetar i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme kanë thënë për emisionin Ekonomiks se nga janari 2022 deri në qershor të këtij viti, kanë aprovuar 381 viza pune, ndërsa 165 janë refuzuar.

“Më së shumti kërkesa për viza pune në Kosovë janë pranuar nga Bangladeshi, India, Nepali, Egjipti Filipinet, Pakistani dhe Bosnja”, kanë thënë nga MPJD.

Megjithatë, punësimi i të huajve nuk do të jetë një zgjidhje afatgjate për bizneset.

“Duke u bazuar në ligjin nr.04/L-205 për Agjencinë e Punësimit të Kosovës, Agjencia ka mandat të lëshojë vetëm leje pune afatshkurtra për të huajt, deri në 90 ditë brenda çdo periudhe prej 180 ditëve brenda 1 viti”.

“Kosova nuk ka ndonjë ligj të veçantë për këtë çështje sa i përket ardhjes së punëtorëve nga jashtë”, tha Sami Istrefi, njohës i çështjeve juridike.

Por, si shkojnë procedurat për rekrutimin e këtyre punëtorëve tregoi, Zana Beqiri, drejtoreshë ekzekutive e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.

“Migrimi afatshkurtër është i mundshëm. Është i mundshëm edhe natyralizimi, pastaj bashkimi familjar dhe është i mundshëm edhe migrimi për çështje ekonomike dhe biznesore. Por në të shumtën e rasteve po shohim se binzeset po i pajisin punëtorët nga jashtë me vizë afatgjatë për biznes dhe me leje qëndrimi, e cila ua garanton edhe lejen e punës”, tha ajo.

Bizneset disa herë kanë ngritur shqetësime se po u rrezikohet funksionimi në mungesë të stafit. Ato druajnë se pas janarit do të jenë në krizë për punëtorë, andaj punësimi i të huajve shihet si zgjidhje./RTK

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *