“Babi vrau mamin”- Dëshmitë: Ç’tha vajza e 40-vjeçares shqiptare kur e pa të vdekur

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Greqi, ku 40-vjeçarja shqiptare nga Vlora, Enkelejda Danaj dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj Eduart Pazait Danaj.

Mediat e huaja kanë treguar dëshminë e një banoreje të Menidit, e cila me të mbërritur në vendin ku u gjet e pajetë 40-vjeçarja nga shqiptare, pa krahas trupit të saj, në gjendje shoku edhe vajzën e 40-vjeçares, duke folur në telefon dhe duke thënë se babai i saj ka vrarë nënën e saj.

“Një vajzë e vogël erdhi këtu në vendin e ngjarjes, dhe tha duke qarë ‘ndoshta është nëna ime’”, thotë ai.

“Ajo i tregoi një foto Policisë dhe kështu u identifikua si nëna e saj. Ajo tha se mamaja e saj nuk shkoi në punë sot dhe pasi ia tregoi fotografinë policisë, ajo u tha se babai i saj e kishte vrarë”, tha gruaja.

Siç pohon banorja, çifti së fundi kishte blerë një shtëpi në këtë zonë, ndërsa për vajzën e 40-vjeçares thotë: “Ajo fliste në telefon dhe thoshte ‘më kanë vrarë mamin, kanë vrarë mamanë time’, ajo ishte shumë e tronditur”.

“Ajo po thoshte ‘ndoshta babai im e vrau, ai e kapi atë rrugës për në punë’. Siç shpjegon ai, vajza me siguri në atë moment ka qenë duke folur me vëllain e saj dhe i ka thënë: “Babi e ka vrarë mamin”.

Sipas burimeve nga mediat e huaja, shqiptarja u gjet e vdekur mëngjesin e së enjtes në mes të rrugës në Menidi me thikë në bark.

Sipas informacioneve, nga të dhënat e para të mbledhura nga Policia, rezulton se 40-vjeçarja, si në të shkuarën e afërt ashtu edhe një dekadë më parë, i është drejtuar tre herë autoriteteve dhe ka denoncuar bashkëshortin e saj të larguar për dhunë në familje.

Veçanërisht, denoncimi i parë është bërë më 3 prill 2013, ku gruaja ka denoncuar ndaj ish-partnerit të saj për shkelje të legjislacionit për dhunën në familje. Më pas burri u arrestua dhe u dërgua në prokurori.

Ankesa e dytë është bërë më 18 shtator 2022 ku viktima ka denoncuar burrin e saj të larguar për kërcënime, lëndim fizik dhe abuzim verbal. Burri u arrestua sërish dhe u dërgua në prokurori. Në këtë pikë duhet theksuar se kishte një urdhër gjykate në bazë të të cilit burrit i ndalohej të jetonte me viktimën, por ajo vetë e kishte lejuar që në vitin 2018.

Ankesa e fundit është bërë në 7 maj 2024, sërish për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe abuzim verbal). Burri u arrestua dhe u dërgua në prokurori, por u lirua sërish të premten, 17 maj 2024.

40-vjeçares i është dhënë urdhër për ekspertizë mjeko-ligjore dhe i janë dhënë informacione, udhëzime dhe materiale të printuara, për të marrë, nëse dëshiron, ndihmën e nevojshme materiale nga organet kompetente. Përveç kësaj, ajo u informua për mundësinë e instalimit të aplikacionit “Panic Button” në celularin e saj dhe iu dha një kod për të hyrë në aplikacionin në fjalë. Në të njëjtën kohë, ajo u informua për mundësinë e transferimit të saj në një objekt pritës dhe deklaroi se nuk dëshiron.

Tashmë hetimet e drejtuesve të Policisë i janë drejtuar këtij njeriu i cili është në kërkim por ende nuk është gjetur.

Momentet e fundit dramatike që 40-vjeçarja përjetoi në Menidi para se të binte e vdekur nga thika e vrasësit, i përshkruan një banore i zonës, e cila lajmin tragjik e mësoi nga njëri prej klientëve në dyqanin e saj.

Siç tregon biznesmenia, e cila në atë moment ndodhej në dyqanin e saj, klienti dëgjoi vajzën që thërriste për ndihmë dhe njoftoi Policinë.

“Në mëngjes vij në orën 5:10, pi kafen dhe hyn një klient dhe më thotë ‘mbylle derën, mos e hap derën se kanë vrarë një vajzë këtu, kam marrë Policinë’. U tremba dhe nuk e pyeta, por edhe atëherë më thotë mos e hap derën. Më tha se vajza bërtiste ‘ndihmë, ndihmë’ dhe thirri policinë”, tha ajo.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *