Amaneti i nënës plotësohet pas 53 vjetësh, motrat përqafojnë për herë të parë vëllain

Pas 53 vitesh, amaneti i nënës së dy motrave dhe një vëllai është dërguar në vend. “Ka Një Mesazh Për Ty”, rubrika nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan arriti të gjejë vëllain e madh të dy motrave, ekzistencën e të cilit e mësuan vetëm 8 vite më parë.

Babai u zbuloi amanetin e nënës së tyre të ndjerë dhe iu kërkoi që të mos reshtnin për të gjetur një djalë të lindur rreth viteve ’70 me emrin Fitim ose Kujtim. Rubrika e programit ra në gjurmët e Fitim Zakollit, i cili ndodhet i pranishëm.

Njësoj si motrat e tij, Fitimi e ka mësuar para 8 vitesh se është i birësuar dhe prej atëherë ka dëshiruar të takojë familjen biologjike. Ai u gjend përpara imazhit të nënës së tij biologjike dhe shprehu keqardhje që nuk mundi ta njohë.

Njëkohësisht, sapo mësoi se janë dy motrat që e kanë kërkuar për të çuar në vend jo vetëm amanetin, por edhe për të qenë bashkë, 53-vjeçari nuk e fshehu lumturinë.

Fitim: Unë ndiej gëzim të madh për dy motrat e mia. Një gëzim që pas 53 vjetësh unë arrita t’i njoh më në fund. Kam qenë i vetëm.

Ardit Gjebrea: Fitim, deri më tani të kanë dëgjuar ty motrat e tua. Je kurioz të dëgjosh zërin e tyre?

Fitim: Po, shumë kurioz.

Fjorinda: Përshëndetje vëllai jonë!

Fitim: Përshëndetje!

Fjorinda: Sot është dita, një nga ditët më të lumtura për ne që me falenderimin e Arditit, stafit arritëm pas shumë vitesh të të shihnim dhe tani, të të takojmë. Ne jemi motra, jemi rritur bashkë pothuajse. Nëna jonë ndërroi kur unë isha vetëm 10 vjeçe dhe ajo ka qenë një nënë e mrekullueshme, një nënë e dedikuar për ne. Fati donte që atë ta merrte nga kjo ejtë se ne ishim të sigurta se ajo po të kishte jetuar, ne do të të kishim kërkuar shumë më parë por ne vetëm nga 8 vite edhe ne, morëm vesh ekzistencën që kishim një vëlla, në vitin 2016 dhe nga ajo ditë nuk kemi reshtur së kërkuari ty vëllai jonë. Mezi pres të të përqafoj.

53 vite më vonë, ndodh përqafimi i parë mes vëllait dhe motrave të tij.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *