Alfred Cako për Fatos Nanon: “Llafegjatë dhe mendjeshkurtër, pijanec dhe duhanxhi”

Pas njoftimit të vdekjes së Nano, analisti Alfred Cako publikoi në rrjetet sociale një status të fortë dhe të papërmbajtur, në të cilin përshkroi ish-kryeministrin me një varg epiteteve dhe akuza të ashpra.

Lidhur me këtë postim, llogaria e tij publike në Facebook është vendi ku ai shpesh publikon analizat dhe sulmet e tij ndaj figurave publike. Në statusin e publikuar (përmbajtja e plotë e postimit është shpërndarë nga përdorues në rrjet), Cako e përshkroi Nanon si “konservator dhe me origjinë komuniste”, “pseudoliberal”, “llafegjatë e mendjeshkurtër”, “hedonist e pijanec ekstrem, duhanxhi i neveritshëm”, si dhe e akuzoi si “iniciues i korrupsionit të lartë shtetëror” dhe “hajdut i fondeve të agjencive shtetërore”. Në përfundim ai i uroi ish-kryeministrit “karmën sa më të butë” dhe shprehu ngushëllime për familjen. Teksti i plotë i statusit qarkulloi gjerësisht në rrjetet sociale pas lajmit për vdekjen :

“Konservator dhe me origjinë komuniste, i shëmtuar si askush i rangut të vet nga pamja, i egër në vazhdimin e luftës së klasave, pseudoliberal, llafegjatë e mendjeshkurtër, burrë adoleshent, sqimatar pa traditë, i rritur në shtëpinë e grabitur nga komunistët, i përkëdhelur nga biografia, pragmatist, i çregullt, hedonist e pijanec ekstrem, duhanxhi i neveritshëm, megalloman e pa kulturë të përgjithshme, me formim profesional të padobishëm për funksionet që mbajti në interes publik, i shkujdesur kur s’hidhte firma dhe ironik me nevojtarët, pseudo-tolerant kur skishte këllqe, tipik përfaqësues i vllaho-ortodoks-labo- komunist-ëve, kumarxhi, pseudopatriot që tentpi të fuste luftën civile në Kosovë nëpërmjet ishsigurimsave dhe oficerëve të ushtrisë së kuqe, zbatues i Katovicës ramiziste (së bashku me Berishën), iniciues i korrupsionit të lartë shtetëror, hajdut i fondeve të agjencive shtetërore (Postë Telekomunikacion, Dogana, Tatime, KESH), anti-evropian dhe moskovit, urrente gegninë dhe muslimanët, shfrytëzoi politikën ndërkombëtare pas 11 shtatorit 2001 për të trysnuar muslimanët shqiptarë – ashtu si komunistët pas vitit ’43 me serbët e internacionalen komuniste në Shqipëri që shtypën e vranë gegët e muslimanët, moskokëçarës për fatin e Shqipërisë, egoist, iniciuesi i lartë i së majtës për prishjen e familjes dhe martesat me dashnoret, frikacak dhe harpagon që ja shiti PS të huajve (asetin e së majtës në Shqipëri) për pleqërinë mondane të bythës së vet, pazarxhi e koniuktural, i paprinciptë dhe me hënë, koniuktural dhe pa dije historike përballë armiqve tinzarë kundër interesave të shqiptarëve. Edhe kur ka bërë diçka të mirë për shqiptarët e ka bërë nën tutelimin e USA.
Që të mos zgjatem, kaq për të si politikan.
Për ikjen e qytetarit Fatos Nano nga kjo botë, ngushëllime familjes!Zoti e mëshiroftë Fatos Nanon!
E pastë karmën sa më të butë!”

Related Posts

What It Means When a Snake Enters Your Home—and How to Respond Safely

A snake entering a home can be alarming, but in most cases it is not a sign of anything unusual or symbolic. Typically, snakes come indoors in…

What Happens to Your Body When You Eat Purslane Every Day — Especially After 60

Eating purslane daily, especially after 60, offers remarkable health benefits. Its omega-3 fatty acids reduce triglycerides, lower blood pressure, and decrease inflammation, protecting against heart attacks and…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

BREAKING NEWS Large HURRICANE CATEGORY forming… See more

Julia Roberts appeared almost unrecognizable as Barbara Weston, wearing her long brunette hair in a simple, unstyled manner rather than her usual glamorous look. Dressed in jeans…

SHE WAS GIVEN WEEKS TO LIVE — THEN EVERYTHING CHANGED

Stories of dramatic health recoveries often capture widespread attention, especially when accompanied by striking before-and-after photographs. One widely shared image shows a woman who appears severely underweight…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *