Alban Dushku, Drejtor i Doganës-Kukës; nga ushtar i Qifes, sekser i Lindita Nikollës

Gjatë vitit 2023, agjencitë e SHBA-BE, kanë financuar 11 milionë USD e 8 milionë Euro, për logjistikë në doganat shqiptare, me qëllim forcimin e luftës kundër trafiqeve e kontrabandës.

Por krimi i ka të hapura portat e doganave në Shqipëri, dhe vazhdon aktivitetin lirshëm e masivisht, mbasi në krye të doganave, janë emëruar trafikantë e kontrabandistë; të mbështetur nga krerët e pushtetit, te të cilët çojnë miliona, si “taksë emërimi e qëndrimi në ato detyra”.

Përveç Ergys Hoxhës, ish-Drejtorit të Anti-Korrupsionit në Kryeministri, e prej 3 shkurtit 2023 Zv/drejtor i Përgjithëm i Doganave për sektorin hetimor e operacional; drejtori që organizon dhe lejon trafiqet e kontrabandën në Doganën e Morinës është Alban Dushku.

Nga “ushtar” trafiqesh e kontrabande i ish-deputetit “non grata” Aqif Rakipi; drejtuesi i Doganës së Kukësit, Alban Dushku, është bërë së fundmi sekser i Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla; që e ka marrë në kujdestari për të mos e hequr as nga kjo detyrë e as nga shërbimi doganor.

E dinë jo vetëm zyrtarët e Doganës, krerët e qeverisë e të PS, drejtuesit policor lokalë e qendror dhe agjencitë doganore e biznesmenët, që Dogana e Kukësit është vetëm nën kontrollin e Lindita Nikollës, ndërsa kjo ka caktuar drejtor të besuarin e saj Aban Dushku, me disa dosje penale.

Më 20 shkurt 2020, kreu i Doganës së Kukësit, kontrabandisti Alban Dushku dhe vëllai i tij trafikant Eduard (Edison) Dushku, u hoqën nga lista e OFL, duke i ndërprerë procesin hetimor dhe sekuestrimin e afro 4 milionë Euro pasuri.

Më 5 prill 2021, në Doganën e Tiranës u bllokuan veshje firmato, me etiketa të falsifikuara të markave të njohura; për të cilat, anti- krimi zbuloi se ishin futur nga Përgjegjësi i Anti-Kontrabandës Tokësore, Alban Dushku dhe Shefi Operativ Hetimor, Eldi Hoxha.

Më 3 tetor 2023, Policia e Tiranës zbuloi mallra kontrabandë në vlerë 160 mijë Euro te një magazinë; për të cilat, të arrestuarit Gentian Plaku, Ledio Kamberi e Etmir Dogjani, deklaruan se ishin futur nga Dogana e Morinës-Kukës me ndihmën e shefit Alban Dushku.

Më 29 tetor 2023 në hyrje të Tiranës, anti- krimi ekonomik ndaloi një automjet me 300 mijë Euro mallra kontrabandë, të cilat ishin futur nga Dogana e Morinës Kukës, që sipas të arrestuarve, ishin lejuar me urdhër të shefit Alban Dushku dhe do çoheshin te magazina e tij private në Sauk, por policia e arrestoi dhe e liroi.Më 7 Tetor 2015, Policia e Tiranës arrestoi 7 persona me operacionin “Petrela”; 4 prej të cilëve ishin zyrtarë të Hipotekës; bashkë me të cilët dhe Alban Dushku, mbasi me dokumente false, i kishte grabitur shtetasit G.H, 4000 m2 tokë në fshatin Stërmas dhe e shiti 600 mijë Euro.

Më 22 gusht 2017, Policia e Tiranës, njoftoi se Alban Dushku me vëllain e tij, plagosi me armë zjarri 3 pjestarë të familjes “Osma” në Sauk, gjatë presionit e dhunës për tu rrëmbyer 6000 mijë m2 tokë, por policia e shtetit e arrestoi dhe e liroi pa e proceduar në prokurori.

Edhe për 4 rastet e tjera të kontrabandës së mallrave dhe grabitjes së tokave në Petrelë me dokumente false, Alban Dushku është arrestuar 5 herë e është dënuar 2 herë, por këto damka penale nuk e kanë penguar të emërohet shef në Doganë.

Tre javë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, me Urdhër Nr. 5873, datë 31 mars 2021 të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli, trafikanti, kontrabandisti e kontigjenti penal Alban Dushku, në atë kohë Përgjegjës i Anti-Kontrabandës Tokësore, u transferua Specialist në sektorin e mallrave të rrezikshme “Dual Use” dhe trafiqeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

Por pas 24 orësh, urdhri u anulua dhe me Urdhër Nr. 6001, datë 1 prill 2021, Alban Dushku u emërua Përgjegjës i Sektorit të Anti-Kontrabandës Detare.Por edhe në këtë detyrë, qëndroi vetëm 24 orë, mbasi me Urdhër Nr. 6069, datë 2 prill 2021, Alban Dushku u rikthye në Përgjegjës i Sektorit të Anti-Kontrabandës Detare, ndërsa tani është emëruar Drejtor i Doganës së Morinës në Kukës.

Tre vendime emërimi e transferimi brenda 3 ditësh për një trafikant në poste të larta doganore, ku kontrollohen trafiqet e kontrabanda, nuk janë lajthitje të Drejtorit të Përgjithshëm Genti Gazheli; por kanë urdhëruar shefat e qeverisë, që “mjeshtrin” Alban Dushku e përdorin për thasë me miliona, kontrabandë e trafiqe; tashmë i përdorur prej Lindita Nikollës si Drejtor i Doganës Morinë në Kukës. (Vijon)./Pamfleti

Related Posts

What It Means When a Snake Enters Your Home—and How to Respond Safely

A snake entering a home can be alarming, but in most cases it is not a sign of anything unusual or symbolic. Typically, snakes come indoors in…

What Happens to Your Body When You Eat Purslane Every Day — Especially After 60

Eating purslane daily, especially after 60, offers remarkable health benefits. Its omega-3 fatty acids reduce triglycerides, lower blood pressure, and decrease inflammation, protecting against heart attacks and…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

BREAKING NEWS Large HURRICANE CATEGORY forming… See more

Julia Roberts appeared almost unrecognizable as Barbara Weston, wearing her long brunette hair in a simple, unstyled manner rather than her usual glamorous look. Dressed in jeans…

SHE WAS GIVEN WEEKS TO LIVE — THEN EVERYTHING CHANGED

Stories of dramatic health recoveries often capture widespread attention, especially when accompanied by striking before-and-after photographs. One widely shared image shows a woman who appears severely underweight…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *