Aktori nga Saranda tregon problemet me shëndetin mendor: Më dërguan te 5-sa, më çuan me zor te një psikolog

Aktori i humorit, Albano Bogdo ka folur sërish për përballjen me probleme të shëndetit mendor, ku ka treguar se vuante nga sulmet e atakut të panikut.

Albano Bogdo është shprehur producenti i emisionit atëherë “Apartamenti 2XL”, Turjan Hysko e kishte dërguar tek psikologia për të marrë ndihmë dhe më pas tek spitali i 5-sës.

Ai ka rrëfyer se fillimisht refuzoi të hynte në spital pasi kishin frikë se do ta mbyllnin brenda dhe se herën e parë mjeku e vizitoi në makinën e Turjan Hyskos. Aktori u shpreh se herën e dytë që shkoi u fut brenda ambienteve të spitalit, teksa shtoi se “m’u mbushën sytë me lot, kuptova sa me fat jam, kisha sëmundjen më të lehtë nga të gjithë”.

“Unë kisha vite që vuaja nga ankthi derisa u përshkallëzua në atak paniku, vetëm skizofrenia ja kalon atakut të panikut. Më çoi Turi tek 5-sa, më çoi tek një psikologe, ajo e kuptoi që nuk kisha lidhje fare dhe e kuptoi që duheshin medikamente. I tha Turit që duhet ta çosh tek një psikiatër.

Të nesërmen Turi më thotë që do të shkojmë tek 5-sa. I thashë tek kush 5-së do të shkojë unë? Herën e parë doktori më ka vizituar tek makina e Turit. I thosha të shkoj aty brenda të më mbyllin, e di që s’do më lini të dal. Thashë po më mbyllin brenda me stil. Kisha dëgjuar që të lidhnin. Herën e dytë që kam hypur, ishte një spital si të gjithë të tjerët dhe pavioni ku ishin pacientët ishte normal fare, jo si ata që kemi parë nëpër filma. Ma sugjeroi mjeku, futemi në pavion më tha. Mendova nuk ishte e para me të futur, është e dyta tani.

Se dera e pavionit ishte me çelës, doktori më tha janë 20 mjekë brenda. Thjesht tha mbyllim derën se mos del njeri jashtë dhe dëmton veten. U futa në pavion, qëndrova 1 orë dhe mu mbushën sytë me lot, kuptova sa me fat jam. Kisha sëmundjen më të lehtë nga të gjithë”, tha Albano Bogdo.

Në një rrëfim disa muaj më parë, aktori ka treguar se në disa shfaqje të “Apartamenti 2XL”, nuk ka marrë pjesë si pasojë e panikut që e kapte para se të hynte në skenë.

“Unë kam vuajtur nga ankthi që në adoleshencën e hershme. Nuk e di, kisha ankth pa shkak, duke ndenjur në mësim ose në shtëpi. Më rriteshin të rrahurat e zemrës, mbushesha me djersë të ftohta. Më dukej sikur do vdisja. Nga mosdija si unë, si doktorët që kanë qenë në Sarandë, shkonim në spitale më bënin analiza zemre, tiroide. Më çonin në qorrsokak se nuk dinin çfarë të thonin.

Më masnin të rrahurat e zemrës se i kisha 140-150 më thonin s’janë normale. Kur erdha në Tiranë prapë e njëjta gjë. Sëmuresha, shkoja tek doktori i zemrës. Derisa një ditë më çuan me zor në një psikolog. Me zor në kuptimin që i thosha nuk kam gjë nga mendja, e kam te zemra. Nuk kishte lidhje me turpin. Fola me atë psikologen ishte femër, më bëri më keq. Më dha ca kështu bimore…

Unë në këtë kohë kisha kaluar në çrregullime paniku. Nuk kisha më ankth. Kishte filluar të më zinte paniku, bëhesha shumë keq. Punoja tek Apartamenti 2XL atëherë, 3-4 herë kam ikur nga shfaqja sa do fillonte shfaqja. Sa më anonçohej emri, unë isha Albano Bogdo, unë nuk dilja në skenë, dilja nga godina, ikja fare, ikja në spital. Aq shumë keq bëhesha. Shkoja në spital, i kisha të rrahurat e zemrës 160-170. Tensionin shumë të lartë. Vazhdonin prapë më vizitonin për zemrën… Nga zemra s’kam asgjë”, tha Bogdo.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *