Aksidenti fatal i merr jetën 3 personave, avokati vjedh dëmshpërblimin

Alma Shehi tregon se ka humbur nënën dhe tre të afërm nga një aksident i rëndë, që ndodhi në vitin 2019, në Papër të Elbasanit. Ditën e ceremonisë mortore, në familjen e viktimës, shfaqet avokati Ardian Dauti, i cili u prezantoi të afërmve mundësinë e një dëmshpërblimi nga ky aksident.

Pas dy vjetësh, avokati Dauti mbylli marrëveshjen e dëmshpërblimit me kompaninë e sigurimit dhe 4 pjesëtarët e familjes, që jetonin në Kanada, duhet të merrnin shumën e dakordësuar përmes bankave. Por, po bëhen dy vjet dhe përfituesve nuk u kanë kaluar paratë.

Alma Shehi: Arsyeja që po ju kontaktoj është sepse në shtator të 2019-s, në familjen tonë ndodhi një aksident fatal, ku ne humbëm mamin, humbëm hallën, gocën e hallës, 28 vjeç, dhe nusen e xhajës. Në ditët e para të funeralit, na erdhi në shtëpi avokati Ardian Dauti, ku ne nënshkruam një kontratë që ai të kujdesej për çështjen e siguracionit në këtë aksident.

Nuk patëm asnjë lloj kontakti nga ana e tij, deri në tetor të 2021-shit, ku e kontaktova dhe e pyeta se ku qëndroj me çështjen akoma dhe se çfarë është bërë deri tani. Pasi kontaktuam, folëm me njëri-tjetrin, mori të gjitha informacionet që i duheshin për të vazhduar me çështjen dhe çështja përfundimisht është mbyllur në tetor të 2022-shit.

Që nga ky moment, ne nuk e kemi marrë shumën e përfituar, edhe pse avokati më ka thënë që ka tentuar t’i dërgojë në bankat e Shqipërisë, në bankat Kanadeze, ku jemi unë, motrat dhe vëllai. Por është e pamundur, i ka nxjerr probleme dhe nuk e di arsyen përse. Çfarë po kërkoj nga ju, është që të kuptoj de ku po qëndron vërtetë problemi.

Gazetari i “Stop” mësoi, se nuk ka asnjë pengesë ligjore për kalimin e shumave nga Shqipëria, në rastin konkret drejt Kanadasë. Edhe punonjësja e bankës, thotë se nuk ka asnjë problem për transferimin e shumës. Gazetari pati një takim me avokatin dhe ky i fundit nxori sërish pengesa.

Ardian Dauti: Ooo ky rasti i katërfishtë. Po këta nuk vijnë të marrin lekët, o vëlla…

Gazetari: Jo ti i ke thënë, që nuk i kalon banka, ka një problem me bankën, pse nuk shkojnë lekët. Unë u konsultova edhe tek Banka e Shqipërisë dhe tek Abi Bank…

Ardian Dauti: Kam vajt tek BKT, nuk m’i ka marrë, s’më pranoi as mandat. Kam vajt tek Abi Bank, ma mori, ma ktheu mbrapsht, tek Komuna e Parisit.

Gazetari: Po ideja është, ja të flas unë me një drejtor banke dhe e bëjmë atje transfertën. E bëjmë me zgjidhje?

Ardian Dauti: Kë të duash vëlla! Me qejf…

Gazetari: E lemë kështu?

Ardian Dauti: Direkt! E kryme! Unë do mbaj lekët e tjetrit…

Gazetari: Prandaj, po të them.

Ardian Dauti: Unë do vete tek banka, që do më thuash ti. Po s’i kaluan lekët, do më bësh intervistë dhe merru me bankën, jo me mua…!

Në momentin kur u duk se çështja mori zgjidhje, avokati Ardian Dauti gjeti një tjetër alibi, për të mos kaluar paratë. Ai dërgoi fondet në bankën që ne i sugjeruam, bashkë me marrëveshjen, por nuk dorëzon kontratën, që ka me klientët, në emër të konfidencialitetit.

Alma Shehi: Më në fund avokati i dërgon lekët në bankë, duke lënë vetëm kontratën e marrëveshjes bankës, që i referohet informacioneve tona, por nuk i lë kontratën e porosisë, që është dokumenti kryesor të cilës bankës i duhet për të kaluar fondet, nga banka shqiptare në bankën kanadeze. Avokati nxjerr pretekstin që ky dokument është konfidencial, por përderisa informacionet tona janë të gjitha në kontratën e marrëveshjes, nuk e di se ku është problemi në këtë mes.

Ne iu drejtuam me një ankesë Dhomës Kombëtare të Avokatëve, për të hetuar punën e këtij avokati, që ka probleme me klientët.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *