“Ajka është lule e bukur e gjakut tim”, Bes Kallaku flet i përlotur për dashurië e madhe të jetës

A është i lumtur Bes Kallaku? Kësaj pyetjeje, kryeplaku i “Ferma VIP” iu përgjigj në studion e “Vizioni i Pasdites”. Aktori tha se është i plotësuar, pasi ka pasurinë më të madhe, fëmijët e tij.

Bes Kallaku: Jam shumë i lumtur. Kam pasurinë më të madhe, dy fëmijët e mi. Jam i lumtur, jam i qetë, mendoj që kam arritur shumë. Njësia matëse e pasurisë është lumturia. Mendoj që kam arritur nga ku vija dhe ku jam, kam bërë hapa shumë para. E gjithë kjo është lavdi vetëm e Zotit. Zoti nuk të çon rastësisht aty ku je. Askush nuk është rastësisht aty ku është. Unë kam parë njerëz me xhepin plot dhe zemrën bosh dhe anasjelltas. Plotësia e zemrës është ajo që njeriu ka nevojë të ketë.

Shqipëria për mua është vendi më i bukur në botë. Këtu kam arritur gjithçka. Njerëzit janë ata që të prishin dëshirën, bukurinë dhe gjithë përrallën e bukurive të këtij vendi.

Gjithashtu flet edhe për lajmet që kanë qarkulluar së fundmi për të, për jetën e vet personale.

Bes Kallaku: Këtu njerëzit, dhe problematike është fakti që vetëm për klikime dhe sukses, media i jep përparësi disa kuadrove dhe disa avokatëve apo disa figurave dhe personazheve që flenë me haluçinacione dhe flasin e baltosin emrin e një personi që ka 20 vite karrierë. Unë e marrr problemin tim dhe e çoj në qiell, ia çoj Zotit. Është ai që vendos për gjithçka kur ti je në të drejtë tëndë. Nuk kam pse merrem me gjarpërinj në tokë.

Mes emocionesh dhe lotësh, flet edhe për marrëdhënien me fëmijët. Djali, Ameni është vetëm 6 muajsh, por me vajzën e tij, Ajkën ka një lidhje të ngushtë, gjë që e tregon shpesh edhe në rrjetet sociale.

Djali është 6 muajsh, është i vogël. Por dashuria e babait për vajzën, dhe dashuria e vajzës për babanë…Ajka është lule e bukur e gjakut tim. Deri tani, sa të rritet dhe pak djali, Ajka është dashuria ime më e madhe. Ajka është gjithçka e imja. Është shumë xheloze për Amenin. Me Ajkën jam shumë i lidhur. Për shkak të impenjimeve, kohën e lirë që kam mundohem t’i përkushtohem Ajkës, të shkoj të marr fëmijët dhe të rri me fëmijët.

Unë mundohem t’i induktoj Ajkës sa më shumë dhe sa më tepër jetën e fshatit. Sa herë është me mua mbjellim lule bashkë. I pëlqen jeta e fshatit, e marr te kafshët. Gjatë verës ne mbarojmë të shkojmë në fshat. Shkojmë te Ija, rrimë aty. Fëmijët e sotëm, brezin e sotëm, teknologjia i ka nxjerrë nga natyrshmëria.

Unë nuk dal në intervista. Nuk flas për jetën time personale sepse t’i marrin dhe t’i nxjerrin nga konteksti. Bëjnë lajm për klikime. Lajmi i mirë nuk përbën më lajm. Publiku ka nevojë të dëgjojë mesazhe. Nuk po i mësoj unë, por po i them të gjithëve kushdo që ka mundësi të japë mesazhe njerëzore.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *