Ah po ta dinin shqiptarët se çfarë po hanë! Skandali me frutat e perimet do ju heqi mendjen

Ah po ta dinin shqiptarët se çfarë po hanë! Skandali me frutat e perimet do ju heqi mendjen (pamjet)

“Të hash apo të mos hash?” Të hash e të vdesësh ngadalë në vuajtje nga kanceri, apo të mos hash e të vdesësh prej anoreksisë?

Është kjo dilema më e re e kohëve moderne, prej së cilës nuk ka asnjë shpëtim çdo frymor në vendin tonë të mjerë! Në një prej pikave të fruta perimeve që tregtohen në Durrës ndalova të blej një pjepër ose shalqi në mbrëmje. Tregtarit ia lashë në dorë ta zgjidhte ai, sepse bostanët më kanë dalë të kuq por pa shije dhe ëmbëlsi, ose të bardhë si kunguj në shumicën e radhëve që kam blerë këtë verë. I kam blerë dhe i kam hedhur në plehra.
Tregtari, një djalë rreth të tridhjetave më tha se asnjë shalqi apo pjepër nuk ia vlente ta fusja në shtëpi për konsum.

-Nuk ta sugjeroj më tha sepse niveli i lëndëve kimike dhe hormoneve është nga 10, 15 apo 20 herë më shumë se normalja në shumë produkte.

– Ku e di ti i thashë? Si ma vërteton?!

Me të shpejtë nxori një aparat nga sirtari i tavolinës dhe më tha se tek cilat fruta e perime do të doja të ndalja i shikonim lehtësisht.

Ndaloi tek shalqiri, tek pjepri, domatja, pjeshkët, domatet.

Tek ai shalqini që doja të merrja unë ta konsumoja në familje se vapë e nxehtë është, aparati u skuq e mori flakë “DANGER”! (E rrezikshme!) E pasigurt tregon aparati.Norma e lejuar ështe 60mg/kg, ndërsa realisht përmbajtja e lëndëve kimike shkonte 230mg/kg. Hajde paguaj 220 lekë për kg që të shuaj etjen e në vend të shuaj etjen të fus kancerin në trup.

Tek pjepri, situata ishte edhe më katasfrofë. Norma e lejuar 90mg për kg, ndërsa përmbajtja me lëndë kimike rezultonte 1900 mg për kg. Pra 1810 mg /kg më shumë se standarti evropian.

Fshatarët e kanë lëshuar dorën e kanë rritur pjeprin që nga natyra shkon në 500 gram e kanë bërë 4 kg për fëmijët tanë. Të ngratët duan të fitojnë, se helbete kanë sezonin që vijnë emigrantët e shitjet janë të mëdha në këtë periudhë.

Në të njëjtën linjë ishin edhe frutat e tjera, por ndryshim kanë domatet zemër kau dhe pjeshkët që vijnë nga importi. Me përbërjen e lëndëve kimikate ishin brenda normës, ç’ka më ngrohu zemrën se pjeshkë e domate bleva pa frikë.

Tregtari, zotëri djalë, më tha se një aparat të tillë mund ta porosisja në Rusi e kushtonte 150 Euro. E falënderova që u tregua i sinqertë, se rrallë e tek gjen njerëz të tillë.

Po ndërsa ika pa frutat e stinës ky shteti të cilit ia paguaj taksat një e më një, ku është sot?

Ku janë një mori e madhe njerëzish të aftë e të paaftë që marrin rroga në 100 struktura që funksionojnë për të kontrolluar këto produkte kriminale që janë me shumicë në treg.

Dikush e ngriti dorën dhe vrau dikë e u quajt kriminel. Po këta që na japin për të ngrënë produkte pa asnjë siguri, pa asnjë çertifikatë, pa asnjë garanci, por përkundrazi të tejmbushura me lëndë kimike dhe hormone, çfarë janë? A nuk janë kriminelë që po na vjedhin jetën, lumturinë, e na stresojnë deri në pikëllim? Ku janë këta që duhet të ndalin dorën kriminale që po na shkurtojnë ditët? Po na helmojnë ditën për diell?!

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *