A rrezikon Shqipëria përmbytje të reja? Ja çfarë paralajmëron Meteorologia

Pas përmbytjeve dhe reshjeve intensive që shënuan fillimin e janarit, shqetësimi për rikthimin e situatave problematike mbetet i pranishëm. Sipas meteorologes, aktualisht Shqipëria ndodhet në kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike dhe nuk ka rrezik të menjëhershëm për përmbytje.

Reshjet e ditëve të fundit kanë qenë kryesisht të dobëta dhe të lokalizuara. Moti është përmirësuar ndjeshëm që prej pasdites së djeshme, ndërsa sot dhe nesër pritet rritje graduale e temperaturave, me maksimumet që në zonat perëndimore arrijnë deri në 15°C. Shqipëria, ndryshe nga Greqia që po përballet me kushte më kritike, mbetet në një situatë komode sa i përket motit.

Megjithatë, vëmendja zhvendoset drejt fundjavës. Një qendër ciklonare që po formohet mbi Italinë qendrore pritet të ndikojë edhe territorin shqiptar, duke sjellë reshje më të përhapura dhe me intensitet të paktën mesatar gjatë së dielës dhe të hënës. Parashikohet që në një interval 24-orësh sasia e reshjeve të arrijë nga 40 deri në 70 mm, me mundësi që në disa zona kjo vlerë të jetë edhe më e lartë.

Reshjet do të jenë kryesisht shi, ndërsa dëbora pritet vetëm në zonat e thella malore, pasi temperaturat minimale do të qëndrojnë rreth zeros ose lehtësisht negative. Pikërisht kombinimi i reshjeve të shiut me shkrirjen e dëborës ekzistuese mund të shtojë prurjet në lumenj dhe të rrisë rrezikun për përmbytje lokale, veçanërisht në zona ku toka është tashmë e tejngopur me ujë.

Meteorologia thekson se aktualisht nuk ka arsye për panik, por autoritetet dhe strukturat përgjegjëse duhet të jenë të përgatitura për fundjavën. Një vlerësim më i saktë i situatës pritet të bëhet të premten, kur parashikimet do të kenë një besueshmëri më të lartë.

Në juglindje të vendit, dëbora në zonat malore do të vijojë të qëndrojë, ndërsa në qytete si Korça, Pogradeci dhe Devolli, temperaturat më të larta dhe reshjet e shiut gjatë fundjavës mund të sjellin shkrirje të pjesshme të shtresës ekzistuese. Për momentin, akset kryesore rrugore janë të hapura dhe qarkullimi paraqitet normal.

Përditësime të reja dhe më të detajuara priten në ditët në vijim, ndërsa fundjava mbetet periudha që kërkon monitorim të shtuar të situatës së motit.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *