A është ngadalësuar procesi ynë në BE? Studentja pyet Ramën! Përgjigjet Kryeministri…

Kryeministri Edi Rama në një takim këtë të enjte me studentët mbi integrimin në BE është përgjigjur përballë pyetjes së një studenteje, e cila ka thënë “nëse është ngadalësuar procesi i BE-së”. Përpara Kryeministrit ka folur Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha, i cili ka thënë se nuk është ngadalësuar procesi dhe po vijon shumë mirë sipas tij.

“Zakonisht, tango bëhet me 2. Kjo tangoja jonë kërkon 3. Ne jemi ne që të bëjmë detyrat e shtëpisë, të jemi të besueshëm dhe i dyti është Komisioni Europian. Me ata punojmë nga mëngjesi deri në darkë. Është Komisioni i cili është i mandatuar nga 27 vendet anëtare që të bindet që të bëjë avokatin tonë te vendet anëtare. Shqipëria duhet të bindë vendet anëtare që marrim përgjegjësinë për të vepruar. Absolutisht asnjë gjë nuk është ngadalësuar. Jemi në ritmin që kemi përcaktuar bashkërisht me Komisionin Europian. Është avokati më i mirë që kemi pasur. Jemi në momentin kur duhet të japim provimin më të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë”, tha Hoxha.

Më tej ka marrë fjalën edhe Kryeministri Rama, i cili ka dhënë një shembull lidhur me fenomenin e procesit të ngadalësimit të integrimit në BE. “Unë besoj se ka krijuar këtë perceptim nga pasqyrat mediatike të cilat për fat të keq përgjithësisht janë shumë të dyshimta në ato që thonë dhe shkruajnë dhe flasin, sepse është bërë kaq e shpejt bota dhe është bërë kaq ritmike koha e informacionit dhe frenetike përpjekja e të gjithëve për të marrë vëmendje saqë nuk ka më as kohë as interes për t’i verifikuar gjërat që shkruhen dhe hidhen për të marrë vëmendje. Këto janë gjëra që penalizojnë shumë cilësinë e informacionit,” tha Rama.

“Duke vazhduar me çfarë them dhe t’i kthehem asaj që thashë, ne jemi në një moment në histori ku për herë të parë fati po i buzëqesh shqiptarëve dhe Shqipërisë. Po sjell një shembull për ngadalësimin. Që të kuptojmë pse s’kemi ngadalësim. Raporti i një vendi jo anëtar të BE është një raport që kalon përmes dy kateve. Kati i parë është i Komisionit Europian… Mjafton të thotë njëri ‘Jo’, nuk hapen. Kështu vijon edhe sot. Këtu është debati i vetos… Një vend anëtar nuk na donte. Çfarë kishte me Shqipërinë? S’kishte asgjë, kishte një problem të krijuar me shqiptarët… dhe ai vend thoshte ‘jo’,” u shpreh Rama.

Related Posts

What It Means When a Snake Enters Your Home—and How to Respond Safely

A snake entering a home can be alarming, but in most cases it is not a sign of anything unusual or symbolic. Typically, snakes come indoors in…

What Happens to Your Body When You Eat Purslane Every Day — Especially After 60

Eating purslane daily, especially after 60, offers remarkable health benefits. Its omega-3 fatty acids reduce triglycerides, lower blood pressure, and decrease inflammation, protecting against heart attacks and…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

BREAKING NEWS Large HURRICANE CATEGORY forming… See more

Julia Roberts appeared almost unrecognizable as Barbara Weston, wearing her long brunette hair in a simple, unstyled manner rather than her usual glamorous look. Dressed in jeans…

SHE WAS GIVEN WEEKS TO LIVE — THEN EVERYTHING CHANGED

Stories of dramatic health recoveries often capture widespread attention, especially when accompanied by striking before-and-after photographs. One widely shared image shows a woman who appears severely underweight…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *