Bledi Malushi, banor i fshatit Neviçisht në qytetin e Korçës, ka kërkuar ndihmën e emisionit “Fiks Fare”, pasi ish-bashkëshortja e tij Flutura Manuka ka kaluar vajzën e mitur 12-vjeçare në pikën kufitare të Kapshticës pa dijeninë e të atit.
Ajo nuk është autorizuar më një prokurë nga Malushi për të nxjerr vajzën e tyre jashtë kufijve të Shqipërisë. Nga ana tjetër, Manuka pohon se nuk ka bërë asgjë të paligjshme për sa i përket dokumenteve.
“Thjesht provova fatin, në kufi nuk na kontrolloi njeri dhe nuk më kërkuan prokurë”, thotë ai.
Malushi tregon për Fiksin se që prej tre vitesh kanë qenë të divorcuar dhe marrëdhëniet e tyre kanë qenë korrekte për ditët e takimit të vajzës dhe kujdesin e përbashkët deri më datën 10 gusht 2022, kur zonja Flutura Manuka mori vajzën për ta dërguar në Greqi pa dijeninë e tij. Bledi thotë se sapo është njohur me situatën, dy ditë më pas ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Korçë ku dhe ka konstatuar kalimin e vajzës.
Më pas, çështja kaloi në prokurori, ku prokuror i çështjes Dashnor Nure, me datën 16 mars 2022 vendosi mosfillimin e procedimit penal për kallëzimin e “Marrjes së fëmijës pa të drejtë”.
Në njoftimin e prokurorit, thuhet se është e qartë vepra penale e mbajtjes së fëmijës pa të drejtë, por sipas Kodit të Procedurës Penale i dëmtuari duhet t’i drejtohet direkt gjykatës.
Pasi këtë të drejtë, shprehet prokurori, ia jep ligji si palë e dëmtuar.