Këngëtarja e famshme ndërkombëtarisht, por që me origjinë është shqiptare, Dua Lipa së fundmi ka dhënë një intervistë për BBC, ku ndër tjera ka folur për emrin e saj i cili vjen nga gjuha shqipe, shkruan Gazeta Sinjali.
Ajo në këtë intervistë u shpreh se gjatë fëmijërisë së saj ka dashur që emri i saj të ishte Hannah, sepse sipas saj ky emër ishte më “normal” dhe më “anglez”.
“Njerëzit më pyesnin për origjinën e emrit tim. Jam shumë krenare për të, por kur isha e re, doja që emri im të ishte Hannah, më “normal” dhe më “anglez””.