Fahri Balliu thotë se veprimet e Ramës kundrejt Kosovës, janë të turpshme, duke iu referuar propozimit të kryeministrit shqiptar mbi Asocacionin e komunave me shumicë serbe ne veri te Kosoves.
Fahri Balliu na habiti të gjithë duke deklaruar se Edi Rama e urren Kosovën njësoj si Enver Hoxha. Nderkohe realiteti është krejt i kundërt pasi Edi Rama dhe qeveria e tij është angazhuar maksimalisht për të ulur tensionet mes Serbise dhe Kosoves.
“Edi Rama nuk mund të marrë pozicionet që ka marrë qëkur ka deklaruar që jam miku i Vuçiçit, qëkur bënë ato ‘krushqirërat’ e urrejtjes mbi udhëheqësit e Kosovës dhe deri tek kjo përpjekje që ne e dimë shumë mirë se ç’do të thotë kjo ndërhyrje e tij dhe ideja që ky do të qëndroja mbi palët. Është e turpshme për një udhëheqës shqiptar që të thotë se është mbi palët.
Dmth Kosova dhe Serbia janë njësoj dhe ky është mbi palët?! Jo zotëri (Edi Rama), udhëheqësi i Shqipërisë, i zgjedhur majtas apo djathtas, me përjashtim të Enver Hoxhës, është me Kosovën”, tha Fahri Balliu.