Monedha europiane vazhdon të bjerë dhe sot ka prekur një tjetër nivel historik. Rënia vjetore e euros ka arritur gjithashtu një nivel rekord, prej 10.8%. Vetëm në muajin e fundit, euro ka humbur 3.7% të vlerës në kursin e këmbimit me lekun.
》Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë (më 8 Qershor) monedha “Euro” ka rënë në nivelin rekord pasi sot do te blihet me 106.2 leke dhe do të shitet me 107.1 leke.
》Edhe Dollari është ulur ndjeshem pasi ditën e sotme do te blihet me 99 leke dhe do te shitet 100.3 leke.
Sipas agjentëve të këmbimit, kjo është ulja më drastike që ka pësuar Euro në vendin tonë dhe kjo rënie “pikiatë” shpjegohet me ofertën shumë të lartë të valutës europiane në treg.