Kryeministri i vendit Edi Rama, ditën e sotme thirr një konferencë urgjente për të përcjellë shqetësimin e tij për situatën në Kosovë.
Rama tha se është në lojë fati i Kosovës që rrezikon të tkurret dhe i bën thirrje për arritjen e dakordësisë me Serbinë, mbështetur në draftin e propozuar nga Franca dhe Gjermania: Statuti i Asociacionit të Komunave serbe.
Ai gjithashtu tha se po lutet që Kosova mos sanksionohet nga ndërkombëtarët për shkak të qëndrimit që po mban.
Rama: E humbura e madhe është Kosova, Serbia po bën atë që ka bërë edhe herë të tjera. Kosova po bën dicka që s’e ka bërë kurrë më parë dhe po fajësohet nga të gjithë aleatet strategjike të kombit shqiptar. Në kushtet kur marrëdhëniet po marrin gjithnjë e më shumë tone alternative, dhe uroj lutem të mos ndodhë do të sanskionohet për qëndrimin e saj. Jam këtu për të ndarë një fakt të panjohur. E kam ditur me kohë që nyja gordiane e dialogut do ishte asociacioni dhe bindja ime eshtë se asnjë nga palët nuk e do dhe do bëjë çmos ta shtyjë në pafundësi duke mbajtur hapur krizën. Besoj cdo ditë e më shumë se krijimi i tij është celësi për të hapur derën e afirmimit ndërkombëtar të republikës së Kosovës, njohjes nga të gjithë dhe uljes së saj në forumet ndërkombëtare dhe njohjes me Serbinë.
Rama: Albin Kurtin do ta mbështes deri në fund deri në njohjen e ndërsjelltë. 5 vende në mes të Europës nuk e njohin akoma. Në vend që merrmi me këtë, merremi me policët dhe godinat bosh. Me 4 kryetarë komunash që e kanë mbaruar misionin e tyre. Duhen shpallur zgjedhje të reja pa humbur kohën për të treguar vullnet dhe për të deskaluar situatën. Duhet tërhequr policia menjëherë, nuk ka ca bën atje, të rrijë në godina bosh.