Stërgjyshërit i emigruan në Ukrainë para 2 shekujsh, Aleksander Lekhov rikthehet në tokën e të parëve: Shqipja është e shenjtë

Edhe pse prej më shumë se dy shekujsh stërgjyshërit e Aleksander Lekhov, shqiptarit të Ukrainës nga qyteza Karakurt në Odesë emigruan nga vendi amë, gjuha zakonet dhe traditat nuk i harroi.

Teksa viziton Muzeun Historik të Krujës Aleksandri tregon lidhjen që ndjen me Shqipërinë.

“E kemi ruajtur gjuhën tonë, traditat tona. Në kohën e osmanëve shqiptarët janë larguar dhe kanë shkuar në tokën ku është sot Ukraina, por kemi ruajtur deri më sot gjuhën shqipe”, tregon ai.

Aleksandri ka një thirrje për të gjithë prindrit shqiptarë në mbarë botën.

“O prind shqiptar, mësojini gjuhën shqipe fëmijëve tuaj sepse është shumë e shenjtë për ne shqiptarët”, thotë Aleksander Lekhov.

Shqiptarët ortodoksë migruan në territorin e Ukrainës në mes të shekullit të XVIII, kur këto toka ndodheshin nën pushtimin e perandorinë ruse. Në atë kohë, shumica e tyre përbëhej nga vullnetarë shqiptarë që kishin shërbyer në Marinën ruse gjatë luftës ruso-turke. Pasi lufta mbaroi, ata u vendosën rreth Odesës.

Related Posts

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane/ Boçi: Nëse ndodh një goditje, pasojat…

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka folur për rrezikun e mundshëm nga Irani dhe reagimin e institucioneve shqiptare, duke theksuar se situata nuk duhet parë më…

Motra e Mateos kundër Brikenës: “Prisja një Selinë për të” (VIDEO)

Një deklaratë e papritur ka trazuar rrjetin dhe fansat e Big Brother VIP Albania, këtë herë jo nga brenda shtëpisë, por nga jashtë saj. Motra e Mateos…

“Mund të helmoheni. Hiqeni nga mendja qumështin e fshatarit”, eksperti: Qumështi i marketit më i mirë

Eksperti i bujqësisë Ilir Pilku ka apeluar për më shumë kujdes në përzgjedhjen e ushqimeve, duke theksuar rëndësinë e konsumimit të produkteve të stinës dhe atyre organike….

Ish-fituesi i Big Brother Anaid Kaloti analizon finalen e BBV5: Ja kush e meriton sipas tij

Teksa gara në Big Brother VIP Albania 5 po hyn në fazën më të nxehtë, ish-fituesi Anaid Kaloti ka bërë një analizë të drejtpërdrejtë për katër banorët…

Ambasada Amerikane lëshon ALARMIN: Irani mund të sulmojë Shqipërinë! Qendra tregtare…

Ambasada Amerikane në Tiranë ka lëshuar një njoftim paralajmërues duke theksuar se Irani mund të shënjestrojë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara, si dhe elementë të…

Të premten ndodh ndryshimi DRASTIK i motit! Sinoptikania befason: Pas datës 4 Prill prisni…

Meteorologia Lajda Porja tha se dita e enjte dhe e premte do të shoqërohen me shi, ndërsa fundjava do të sjellë mot të mirë dhe temperatura të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *