“KFOR’i nuk është çadër për t’u strehuar pas veprimeve të njëanshme”. Kështu iu drejtua Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, komandanti i Misionit Paqeruajtës të NATO’s në Kosovë, Gjeneral Majori italian, Angelo Michele Ristuccia duke folur për gazetën italiane “Corriere”. Në intervistën e tij të dytë brenda tri ditësh dhe pas plagosjes së rreth 30 ushtarëve të KFOR’it (11 prej tyre italianë) në Zveçan të hënën, Ristuccia i kishte mprehur tonet. Ditë më parë, Ristuccia i tha gazetës italiane “la Repubblica” diçka tejet të frikshme për nga tingëllima: Se po të mos ishte për intervenimin e KFOR’it të hënën, “do të ishim duke mbajtur zi për të vdekur”. Këtu ai kishte ndërmend viktima të mundshme nga Njësitet Speciale të Kosovës dhe protuestuesve sulmues barbarë.
Tashmë Ristuccia nuk do t’i kursente fjalët dhe do të lëshohej në vlerësime politike për të identifikuar kush-është-fajtor-për-çka. Me emër të përvetshëm e shënoi Albin Kurtin, e madje edhe përtej. “Që nga 2021 vetëm hapa mbrapsht”, tha ai, derisa vlerësoi se janë bërë përpjekje të mëdha njëzet vjeçare për të arritur “rezultate të rëndësishme”. Këtu komandanti e pranoi se nuk është punë e tij të bëjë vlerësime politike, por se në këso rastesh ku prodhohen pasoja s’ka se si të mos bëjë konstatime të tilla.
Të hënën, tha Rusticcia, “shmangëm një tragjedi”. Shpjegimi i tij ishte kësisoji se pse erdhën siç erdhën gjërat: për shkak të vendimit “të dytë të njëanshëm” të qeverisë kosovare “për të përdorur forcën pa u konsultuar me ne