11 persona janë arrestuar mbrëmjen e sotme në Tiranë, në një operacion të madh policor me urdhër të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal.
Mes të arrestuarve është edhe ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani. Urdhërarrest është lëshuar edhe për djalin e tij, Jehon Breçani.
Arrestimet e SPAK-ut janë urdhëruar pas zbërthimit të mesazheve nga aplikacioni i koduar “SKY ECC”. Breçani akuzohet për “përkrahje të autorit të krimit” dhe “pastrim parash”./K.C/dritare.net