Nuk kisha pasur kurrë as informacion as emrin e tij nuk e kisha dëgjuar kurrë. U tha se ka marrë pjesë në atentatin, autobombën e Gligorovit. Nuk kam pasur asnjë informacion.
U tha më vonë se ka marrë pjesë në atentatin ndaj Sali Berishës nuk kam pasur asnjë informacion. Zero, as për Gligorov as për Berishën”, tha Berisha. Rrëmbimi dhe zhdukja e Remzi Hoxhës është bërë objekt debati të enjten në Kuvendin e Shqipërisë.
Deputeti socialist Erjon Braçe i kërkoi deputetit Sali Berisha të tregojë se ku janë eshtrat e biznesmenit Hoxha. Braçe kërkoi gjithashtu nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri të ekstradohet Ilir Kumbaro.
Në përgjigje Berisha tha se nuk ka dijeni për zhdukjen dhe as rrëmbimin ndërsa akuzoi Fatos Klosin se ka zhdukur dosjen e Remzi Hoxhës, njoftojnë medie nga Tirana.