Bieta Sulo bën atë që nuk ka ndodhur më parë, ja pse largoi nga studio të ftuarin

Pas jehonës që pati debati dhe përplasja verbale mes Olsi Jazexhi dhe Zhaklin Lekatari, Bieta Sulo bëri një deklaratë në nisje të emisionit “Ftesë në 5”.

“Debati në lidhje me poligjininë, i zhvilluar në “Ftesë në 5” në dy puntata javën që shkoi, pati një jehonë të madhe publike. Megjithëse e prisnim një jehonë të tillë, ajo i tejkaloi edhe parashikimet tona. Debati u zgjerua në rrjetet sociale, por edhe në bisedat e zakonshme të ndjekësve të emisionit në dy drejtime: poligjinia vetë, si dhe episodi aspak i bukur dhe aspak qytetar i përplasjes së ashpër verbale midis Olsi Jazexhiut dhe Zhaklinë Lekatarit.

Ag resioni verbal i Jazexhiut ndaj Lekatarit, mori përgjigje të menjëhershme gjatë kohës së transmetimit të drejtpërdrejtë. Fillimisht Jazexhiut iu kërkua që të moderonte tonet e bisedës, më pas iu ul mikrofoni dhe në fund pasi iu bë thirrje që të kërkonte publikisht falje dhe ai nuk pranoi, iu ndërpre lidhja duke e nxjerrë jashtë emisionit.
Në Shqipëri, është bërë më se e zakonshme të shikojmë debate tok sike, ku fyerjet fluturojnë sa nga një anë në anën tjetër dhe denigrimi i individit është kthyer në a rmë debati që ka zëvendësuar logjikën dhe argumentin. Për ne të “Ftesë në 5”, kjo është e papranueshme dhe është shkelje e standardit të komunikimit televiziv. Për këtë arsye si asnjëherë më parë në këtë vend dhe për herë të parë për një arsye të tillë, unë vendosa të largoj nga emisioni të ftuarin që u soll si agresor, pasi disa herë iu bë thirrje të moderohej dhe iu dha mundësia të kërkonte ndjesë përgjatë transmetimit te drejtpërdrejtë.

Ngjarja dhe debati qoftë edhe i ashpër në studio, në bindjen time është në interes jo vetëm të suksesit të emisionit, por mbi te gjitha të emancipimit të një shoqërie ku bashkëjetesa e ideve të ndryshme dhe pse jo edhe të kundërta, është një normë, dhe jo një përjashtim.

Në bindjen time debati kultivon tolerancën. I vetmi qëndrim intolerant imi dhe televizionit ku unë punoj, është ai ndaj denigrimit të personalitetit. Besoj që edhe kjo ngjarje e javës që shkoi e vërteton këtë. Faleminderit.”

Related Posts

Deklaratë e fortë nga Tatlıses pas operacionit: Pasurinë do t’ia lë shtetit, jo fëmijëve

Legjenda e muzikës turke, İbrahim Tatlıses, u lirua nga Spitali Acıbadem Altunizade në Stamboll, ku po trajtohej që nga 7 prilli, pas një operacioni në fshikëzën e…

Mësohet kur votohet pakoja 200 milionëshe në Kuvendin e Kosovës

Brenda këtij muaji pritet që në Kuvend të hidhet në votim një nga paketat më të rëndësishme ekonomike të viteve të fundit, ajo e rimëkëmbjes ekonomike, me…

Kryeministri Rama jep LAJMIN E HIDHUR: Ndahet nga jeta miku i tij…

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademikut të njohur, Rexhep Qosja. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shkruan:…

Keni bërë plane për fundjavën?/ Mësoni si do jetë moti, ja sa do arrijnë temperaturat

Fundjava e fundit e prillit do të shoqërohet nga mot i qëndrueshëm dhe kryesisht diellor në të gjithë territorin e Shqipërisë. Qielli do të mbetet i pastër…

“Jam vajzë beqare, por nuk bëhem asnjeherë nuse në fshat” – do të martohem vetëm me një djalë nga qyteti

Grid Rrjoi zbulon: Hapet rruga për arrestimin e Ballukut? Njeriu i fuqishëm që qëndron pas saj! Kthesa e madhe

Një deklaratë që po qarkullon me shpejtësi në opinionin publik vjen nga Grid Rrjoi, i cili flet për zhvillime të reja që, sipas tij, mund të shënojnë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *