Xhezali Hashimi nga Podujeva që një kohë të gjatë merret me ndërmjetësimin për martesat e njerëzve Të ndryshëm dhe bashkimin e çifteve, që në zhargonin popullor njihet si ‘mësitni’.
Ai ka rrëfyer për RTV21 që pret me dhjetëra të rinj e të reja, madje edhe të moshuara, për t’ua gjetur fatin e jetës. Siç tregon, ai ka bashkuar deri në 450 çifte e në listë të pritjes i ka mbi 1 mijë të tjerë.
Ai rrëfen personalisht se si ndodhi që të përfundonte në një njeri që merrej me këtë aktivitet jo të zakonshëm, që i dha epitetin e ‘mësitit të Llapit’. Shqiptari mrekullibërës që ka martuar 450 çifte, ta gjen nusen sa hap e mbyll sytë