“Fut e bjer kërkonin Lekët”, flet pronari i banesës që u dhunua nga hajdutët: Isha i lyer në gjak

54-vjeçari Sokol Bajgora, nga fshati Baltez i Fierit, nga ambientet e spitalit rajonal ku ndodhet për të marrë asistencë mjekësore, tregon tmerrin e përjetuar në orët e para të mëngjesit të sotëm teksa tre persona të armatosur dhe me maska hynë në banesën e tij për të vjedhur.

Ai tregon se në momentin e ngjarjes ndodhej i vetëm në shtëpi. Pasi hajdutët u futën në banesë ushtruan dhunë ndaj tij, por nuk arritën të merrnin asgjë.

Sipas Bajgorës, mungesa e energjisë elektrike e bëri situatën edhe më të vështirë. Ai tregon se hajdutët e goditën disa herë me qytën e armës në pjesën e kokës.

“Siç isha në gjumë dëgjoj një zhurmë, por dëgjova se këto kafshët, nuk i mbaj macet në shtëpi dhe llogarita thashë nga më hyri kjo mace që më ranë pjatat e bufesë. Në moment ngrihem, ra prapë zhurma, por ata i kishin rënë derës mbrapa shtëpisë dhe i thyejnë xhamin dhe ka qenë çelësi brenda që ka qenë dera mbyllur. Në momentin që dal nga dhoma e gjumit, pa mbërritur tek dera ata erdhën me elektrike me armë tre veta u futën brenda, rresht, njëri me tjetrin. Direkt thanë lekët. S’kam lekë thashë unë. Më goditën me qytë të automatikut direkt këtu. Pastaj më vunë poshtë të tre, fut e bjer, lekë. S’kam lekë i thosha unë. Fut e bjer. Më kanë qëlluar mbi 5-6 herë në kokë me qytën e pistoletës. Siç më kishin donin të ma mbyllnin gojën me ato skoçët. Donin të më lidhnin dhe këmbët dhe duart. Unë siç isha pastaj i lyer në gjak me një fjalë, përleshur shtrirë atje, bjer, bërtitur fort. Bërtisja fort që të dëgjonte dikush se vëllanë e kam nja 8 metra, por ai kishte qenë në punë, unë e dija që ishte pushim. E kthyen shtëpinë përmbys, dalin e ikin. Pas nja 4 minutash, atë krevatin dopio ma kthyen dhe më lanë poshtë krevatit. Si duket iu interesonte të mos ngrihesha. Zvarrë-zvarrë lëviza. Nuk orientohesha dot se dritat m’i kishin fikur. Isha vetëm se djalin dhe nusen e kisha nisur në Suedi tek vajza. U çova mezi u orientova, duke prekur murin se isha pa drita, pa ndriçim. Kap grilën, e çoj lart, mezi e kam hapur atë të dritares, dola nga dritarja. Kam murin rrethues të shtëpisë, hidhem tek vëllai. Trokas atje, s’dilte njeri se unë thashë mos ishte vëllai atje, por ai kishte qenë në punë. S’e dija unë që ishte në punë. Dal tek porta e vëllait, kaloj tek vëllai tjetër, i trokas derës, unë vuaj pak nga veshkat dhe hë më tha mua ai, veshkat. Jo i thashë unë shiko si më kanë bërë. Aty pastaj thashë merr policinë, se telefonin tim që kisha nuk dija se ku e kishin hedhur. Erdhi policia që më shoqëruan këtu në ambulancë”, tha ai.

54-vjeçari ndodhet tashmë në spitalin rajonal të Fierit. Siç duket, dëmtimet më të mëdha i ka marrë në fytyrë. Ndërkohë policia ka shoqëruar disa persona në lidhje me këtë ngjarje, por deri më tani nuk ka të arrestuar./tvklan.al

Related Posts

Deklaratë e fortë nga Tatlıses pas operacionit: Pasurinë do t’ia lë shtetit, jo fëmijëve

Legjenda e muzikës turke, İbrahim Tatlıses, u lirua nga Spitali Acıbadem Altunizade në Stamboll, ku po trajtohej që nga 7 prilli, pas një operacioni në fshikëzën e…

Mësohet kur votohet pakoja 200 milionëshe në Kuvendin e Kosovës

Brenda këtij muaji pritet që në Kuvend të hidhet në votim një nga paketat më të rëndësishme ekonomike të viteve të fundit, ajo e rimëkëmbjes ekonomike, me…

Kryeministri Rama jep LAJMIN E HIDHUR: Ndahet nga jeta miku i tij…

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademikut të njohur, Rexhep Qosja. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shkruan:…

Keni bërë plane për fundjavën?/ Mësoni si do jetë moti, ja sa do arrijnë temperaturat

Fundjava e fundit e prillit do të shoqërohet nga mot i qëndrueshëm dhe kryesisht diellor në të gjithë territorin e Shqipërisë. Qielli do të mbetet i pastër…

“Jam vajzë beqare, por nuk bëhem asnjeherë nuse në fshat” – do të martohem vetëm me një djalë nga qyteti

Grid Rrjoi zbulon: Hapet rruga për arrestimin e Ballukut? Njeriu i fuqishëm që qëndron pas saj! Kthesa e madhe

Një deklaratë që po qarkullon me shpejtësi në opinionin publik vjen nga Grid Rrjoi, i cili flet për zhvillime të reja që, sipas tij, mund të shënojnë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *