Opozita paralajmëron grevë urie, Rama: Nuk ka shans, edhe sikur të kapërcejnë 7 penxhere dhe të hipin në tarracë!

Në një kohë kur opozita ka paralajmëruar grevë urie, kryeministri Edi Rama thotë se kërkesat e opozitës nuk duhet të tejkalojnë kushtetutën.

Nga Dibra, Rama u shpreh se nuk kanë kohë të merren me opozitën, madje u shpreh se “nuk ka shans që të kalohen të drejtat kushtetuese edhe sikur ata të kapërcejnë 7 penxhere”.

Teksa komentoi tensionet parlamentare, Rama tha se këto janë ditë të shëmtuara për politikën.

“Opozita ka të drejtë kushtetuese që të bëjë hetime parlamentare, por është e qartë që hetimet parlamentare të opozitës nuk duhet të prekin kushtetutën, nuk duhet ta tejkalojnë kushtetutën.

Për këtë gjykata kushtetuese ka vendosur një kornizë të qartë, çfarë mund të behët dhe çfarë nuk mund të behët me këtë të drejtë.

Ato që nuk bëhen me këtë të drejtë, jo nëpër penxhere, por sikur të arrijnë deri në tarracë dhe të kapërcejnë 7 penxheret nuk ka shans që ti bëjnë me miratimin tonë. Ne nuk humbasim kohë për këtë vend për të harxhuar kohën dhe për të gjetur mundësi për ata të cilët qysh prej vitit 2013 kanë bërë të njëjtën gjë.

Në 2013 fituam ne, nuk kaluan 2-3 muaj filluan avazin nuk njohim zgjedhjet. Në 2015 fituam përsëri, përsëri i njëjti avaz. Në 2017 u futën në çadër, për mos hyrë në zgjedhje, por në fakt u futën për të mos votuar vettingun.

Që kur kemi nxjerrë flamurin e reformës në drejtësi, a thua nxorën një flamur të kuq, a thua se janë dema të tërbuar. Nëse dikur ishin dema, tani e keni parasysh ca lloj…

Në 2019 ikën fare! U zhdukën, morën malin dhe menduan që gjithë Shqipëri do ngjitej në mal dhe ti thoshte aman kthehuni se o ju o ne do hidhemi në greminë. Asnjëri nuk shkoi në majë të malit u kthyen vetë. Në 2021 e njëjta gjë. Pasi të gjithë së bashku thanë fituam, se ata fitojnë gjithmonë. Taksirati jonë është që ata fitojnë dhe ne qeverisim. Kështu është ndarë kjo punë, ata fitojnë ne qeverisim.

Pasi ndodhi dhe ajo pastaj thanë të gjithë fituam, pastaj filluan të gjejnë kush e ka fajin që nuk fituan. Sot nuk dihet më ku e kanë kokën, ku i kanë këmbët, ku i kanë duar, ku e kanë trupin. Dihet vetëm ku e kanë mendjen. Mendjen e kanë te 7 penxheret.”, tha Rama.

Related Posts

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, the lawn glowing gold in the sunlight, when something unusual caught my eye in the grass. From a distance, it looked like…

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, with sunlight casting a golden glow across the lawn, when something unusual caught my attention in the grass. From a distance, it…

What It Means When a Snake Enters Your Home—and How to Respond Safely

A snake entering a home can be alarming, but in most cases it is not a sign of anything unusual or symbolic. Typically, snakes come indoors in…

What Happens to Your Body When You Eat Purslane Every Day — Especially After 60

Eating purslane daily, especially after 60, offers remarkable health benefits. Its omega-3 fatty acids reduce triglycerides, lower blood pressure, and decrease inflammation, protecting against heart attacks and…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

BREAKING NEWS Large HURRICANE CATEGORY forming… See more

Julia Roberts appeared almost unrecognizable as Barbara Weston, wearing her long brunette hair in a simple, unstyled manner rather than her usual glamorous look. Dressed in jeans…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *