Shembet tuneli, më shumë se 30 punëtorë të bllokuar, ja si po mbijetojnë

Më shumë se 30 persona janë bllokuar pasi një tunel rrugor në ndërtim e sipër u shemb në Indi. Tuneli u shemb të dielën pas rrëshqitjes së dheut në shtetin verior të Himalajeve të Indisë, Uttarakhand, një rajon i njohur për turistët.

Të gjithë të bllokuarit po punonin në tunel, sipas zyrtarëve, të cilët thanë se po pomponin oksigjen përmes një tubi në pjesën e shembur në mënyrë që të ndihmonin punëtorët të merrnin frymë.

Manohar Tamta, një zyrtar i ndihmës shtetërore në Uttarakhand, tha se do të duhej “pak kohë për t’i nxjerrë ata jashtë”. Sidoqoftë, punëtorët kanë dërguar sinjale që tregojnë se ata janë të sigurt, sipas agjencisë së lajmeve Press Trust of India, duke cituar një zyrtar të qeverisë shtetërore.

Sipas policisë, pjesa e shembur e tunelit është rreth 200 metra nga hyrja. Rreth 160 shpëtimtarë nga agjencitë federale dhe shtetërore të ndihmës ndaj fatkeqësive po përdorin pajisje shpimi dhe ekskavatorë për të arritur tek punëtorët. Uttarakhand është i mbushur me tempuj hindu dhe sheh një fluks të madh pelegrinësh dhe turistësh çdo vit. Ai është zgjeruar me kalimin e viteve me ndërtimet masive të ndërtesave dhe rrugëve.

Related Posts

Deklaratë e fortë nga Tatlıses pas operacionit: Pasurinë do t’ia lë shtetit, jo fëmijëve

Legjenda e muzikës turke, İbrahim Tatlıses, u lirua nga Spitali Acıbadem Altunizade në Stamboll, ku po trajtohej që nga 7 prilli, pas një operacioni në fshikëzën e…

Mësohet kur votohet pakoja 200 milionëshe në Kuvendin e Kosovës

Brenda këtij muaji pritet që në Kuvend të hidhet në votim një nga paketat më të rëndësishme ekonomike të viteve të fundit, ajo e rimëkëmbjes ekonomike, me…

Kryeministri Rama jep LAJMIN E HIDHUR: Ndahet nga jeta miku i tij…

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademikut të njohur, Rexhep Qosja. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shkruan:…

Keni bërë plane për fundjavën?/ Mësoni si do jetë moti, ja sa do arrijnë temperaturat

Fundjava e fundit e prillit do të shoqërohet nga mot i qëndrueshëm dhe kryesisht diellor në të gjithë territorin e Shqipërisë. Qielli do të mbetet i pastër…

“Jam vajzë beqare, por nuk bëhem asnjeherë nuse në fshat” – do të martohem vetëm me një djalë nga qyteti

Grid Rrjoi zbulon: Hapet rruga për arrestimin e Ballukut? Njeriu i fuqishëm që qëndron pas saj! Kthesa e madhe

Një deklaratë që po qarkullon me shpejtësi në opinionin publik vjen nga Grid Rrjoi, i cili flet për zhvillime të reja që, sipas tij, mund të shënojnë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *