“I kam mbajtur inat 2 vjet”, Fevziu kujton takimin me Nënë Terezën: Më mori ushqimin në avion

I ftuar në emisionin “Rudina” këtë të martë, në Tv Klan, ishte gazetari i njohur dhe i dashur për publikun, Blendi Fevziu.

Ai ka publikuar librin e tij të fundit “Takimet e mia me…”, ku pasqyrohen portretet e 39 personazheve, që kanë dominuar jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera.

Gjatë emisionit, Fevziu flet për një nga personazhet që ka përfshirë në libër e që shquhet për bamirësinë e saj, Nënë Terezën.

Gazetari rrëfen historinë se si është ndeshur për herë të parë me filantropen e njohur dhe ne ju sugjerojmë që ta lexoni të gjithë, pasi është me të vërtetë interesante.

Sot Fevziu arrin të qeshë me këtë histori, por për atë që ka bërë Nënë Tereza, ai i ka mbajtur inatë për 2 vjet.

Blendi Fevziu: Ka personazhe që i kam pasur të vogla ose ka personazhe të cilët ti i ke njohur në rrethana të çuditshme. Nuk e di, unë ta kam treguar historinë me Nënë Terezën, që është një nga mënyrat si e kam njohur dhe momentet e para kam qenë i nervozuar me të.

Rudina Magjistari: Jo, këtë s’e mbaj mend.

Blendi Fevziu: Nuk e di historinë?!

Rudina Magjistari: Është e rrëfyer këtu apo jo?

Blendi Fevziu: Është e rrëfyer në libër. Unë e kam takuar dy herë Nënë Terezën. Një herë nuk e kam takuar, jemi ndeshur. Herën e dytë i kam shkuar për intervistë, kur Papa Gjon Pali, në Prill 1993, erdhi në Tiranë dhe banonte në një shtëpi ngjitur me shtëpinë e Gramoz Pashkos në atë kohë, rrugën Budi. Shkova atje, me shumë insistime, hyra. I thashë që kërkoja një intervistë, nuk fliste shqip. Më tha, jo tha, nuk jap intervista për këtë gjë. Kjo që po vjen është një mrekulli, por po më fliste me gjithë pritje. Por unë kisha një histori të mëparshme, atë që nuk më kishte dalë akoma inati edhe pas 2 vjetësh. Domethënë, në vitin 1991 Armand Shkullaku dhe unë, bëmë udhëtimin tonë të parë jashtë Shqipërie. Duhet ta kemi parasysh, duhet të vendosemi në kontekstin që një i ri ta kuptojë sot. Ishte hera e parë që dilnim nga Shqipëria, dilnim nga një vend gati në uri. Dhe avioni që hipëm ishte një Avianova, avioni i vjetër që operonte për Alitalian, një herë në javë të shtunave. Na dhanë ushqimin. Ushqimi ishte një paketim plastik, ku ishte futur shumë bukur në një plastikë, si ato që ti merr në çdo kioskë. Një sanduiç, një copë çokollate e vogël dhe një mini lëng portokalli, me gjithë pipën e saj në ambalazh. Dhe ato ishin të gjitha në një kuti. Ne i morëm dhe i konsumuam. Ajo kënaqësia ime që pashë bukë të bardhë, mortadella, domethënë gjëra të jashtme. Tani në kthim i them Shkullakut, shiko i them: ‘Mirë ne hëngrëm 2 javë gjëra të jashtme dhe u kënaqëm, tani t’i çojmë ndonjë gjë time mëje dhe tim ati, që të shikojnë si është ushqimi jashtë. Kështu që ushqimin e avionit unë nuk po e ha, por po e marr me vete.’ Thotë Shkullaku: ‘Mesa pashë unë ishte njëri aty kur erdhëm, që hëngri një ushqim dhe i kërkoi dhe një tjetër stjuardesës. I dha 2.’ Po mirë i thashë unë, po e fsheh njërin dhe po i kërkoj dhe një të dytë. E bëmë llogari që do merrnim nga dy. Hipëm në avion, unë dhe Shkullaku ishim tek 5-sa, e mbaj mend si tani, tek 2-shi ishte ulur Nënë Tereza, vinte dhe ajo nga Roma në Tiranë.

Related Posts

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, the lawn glowing gold in the sunlight, when something unusual caught my eye in the grass. From a distance, it looked like…

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, with sunlight casting a golden glow across the lawn, when something unusual caught my attention in the grass. From a distance, it…

What It Means When a Snake Enters Your Home—and How to Respond Safely

A snake entering a home can be alarming, but in most cases it is not a sign of anything unusual or symbolic. Typically, snakes come indoors in…

What Happens to Your Body When You Eat Purslane Every Day — Especially After 60

Eating purslane daily, especially after 60, offers remarkable health benefits. Its omega-3 fatty acids reduce triglycerides, lower blood pressure, and decrease inflammation, protecting against heart attacks and…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

BREAKING NEWS Large HURRICANE CATEGORY forming… See more

Julia Roberts appeared almost unrecognizable as Barbara Weston, wearing her long brunette hair in a simple, unstyled manner rather than her usual glamorous look. Dressed in jeans…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *