Gruaja e Spartak Kovaçit (Serena) pastrim parash me makina, djetori i ujësjellësit qindra mijëra euro dhuratë, çifti fshehje pasurie dhe afera

Serena Kovaçi, bashkëshortja e drejtorit të ujësjellësit të falimentuar të Durrësit, Spartak Kovaçi, dyshohet se është përfshirë në pastrim parash, përmes shitjes dhe blerjes së makinave.

Referuar regjistrave të pasurive dhe disa transaksioneve bankare, Serena Kovaçi, punonjëse në Bashkinë e Durrësit, ka blerë makina luksoze duke i deklaruar me vlerë më të ulët se sa çmimi real, ndërsa vite më vonë, i ka shitur me çmim më të lartë, edhe pse me kalimin e viteve çdo makine i bie vlera.

Ndërkaq, Spartak Kovaçit, një nga drejtorët më të lakuar për korrupsion në Shqipëri, rezulton se i kanë kaluar në llogari qindra mijëra euro, në formë dhuratash.

Vetëm në një rast, në dhjetor 2014, në llogarinë e Spartak Kovaçit kanë kaluar 100 mijë euro nga kompania Adriatik shpk, me pronar Petrit Kovaçi, babai i Spartak Kovaçit.

Burimi i këtyre parave dyshohet se janë aferat korruptive me tendera të drejtorit të Ujësjellësit Durrës, Spartak Kovaçit, por që kompania Adriatik shpk është përdorur për mbulimin e tyre.

Nga verifikimet e bilanceve të kompanisë Adriatik shpk dhe ndarja e dividentit, shumat që kompania ka kaluar në llogari të Kovaçit, nuk justifikohen. Aq më tepër që Petrit Kovaçi ka vetëm 50 % të aksioneve në këtë kompani, e cila ka marrë 10 tendera publikë me flamur korrupsioni, në kohën kur i biri Spartak Kovaçi ishte drejtor i Ujësjellësit të Durrësit, të cilin e falimentoi dhe e zhyti në një borxh me vlerë mbi 160 milionë euro.

Jemi para indicieve të forta të korrupsionit dhe pastrimit të parave nga Spartak Kovaçi, i cili me para të pista po ndërton edhe një hotel në Durrës me vlerë miliona euro, bashkë me vëllain e Ceno Klosit, drejtor i Tatimeve.

Në vitin 2011, Kovaçi ka blerë një apartament në Durrës me vlerë rreth 100 mijë euro. Edhe këtyre parave nuk u dihet burimi.

Related Posts

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, the lawn glowing gold in the sunlight, when something unusual caught my eye in the grass. From a distance, it looked like…

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, with sunlight casting a golden glow across the lawn, when something unusual caught my attention in the grass. From a distance, it…

What It Means When a Snake Enters Your Home—and How to Respond Safely

A snake entering a home can be alarming, but in most cases it is not a sign of anything unusual or symbolic. Typically, snakes come indoors in…

What Happens to Your Body When You Eat Purslane Every Day — Especially After 60

Eating purslane daily, especially after 60, offers remarkable health benefits. Its omega-3 fatty acids reduce triglycerides, lower blood pressure, and decrease inflammation, protecting against heart attacks and…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

BREAKING NEWS Large HURRICANE CATEGORY forming… See more

Julia Roberts appeared almost unrecognizable as Barbara Weston, wearing her long brunette hair in a simple, unstyled manner rather than her usual glamorous look. Dressed in jeans…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *