Vrau bashkëkombasin e tij në Itali për një grua, Prokuroria kërkon burg përjetë për 34-vjeçarin shqiptar!

Rigels Gjinaj, 34-vjeçari shqiptar që mbrëmjen e 16 shtatorit të vitit 2022, qëlloi për vdekje, bashkatdhetarinEmanual Rroku, në një lokal në Milano, rrezikon burgun e përjetshëm.

Prokurori publik, Ciro Caramore, kërkoi dënimin maksimal për të nga Gjykata.

Si ndodhi ngjarja

Mbrëmjen e 16 shtatorit 2022, Rroku ishte ulur në tavolinat e jashtme të një lokali përgjatë Via Allea Comunale në Turbigo. Aty ka lindur një debat me Rigelsin, i cili kulmoi kur ky i fundit nxori pistoletën gjysmë automatike dhe qëlloi të paktën tre herë.

Një plumb goditi bashkatdhetarin e tij 23-vjeçar duke e lënë të vdekur, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Sipas ngjarjes, së rikonstruktuar nga hetimet, brenda lokalit një burrë kishte goditur një grua.

Disa nga të pranishmit kishin ndërhyrë për ta ndaluar, ndërsa Rigelsi kishte ndërhyrë për të mbrojtur mikun e tij nga ajo turmë.

Gjatë sherrit, një breshëri plumbash u lëshuan nga arma e 34-vjeçarit dhe një prej tyre ka goditur Rrokun në arterien karotide.

23-vjeçari ndërroi jetë pak pasi mbërriti në spitalin e Legnano-s, ndërsa 34-vjeçari, u shtrua në spital për shkak të rrahjeve të rënda që iu bënë gjatë sherrit.

Nga ekspertiza konstatohet se gjuajtja vdekjeprurëse është qëlluar nga një distancë prej 25 deri në 45 centimetra , ka goditur varësen e Rrokut dhe është devijuar drejt qafës së tij.

“Nuk doja të vrisja njeri, do të doja të kthehesha pas dhe të fshija gjithë këtë dhimbje”, deklaroi Rigels i cili përfundoi në burg për vrasje.

Related Posts

Rrush prej pasurisë Tri shtëpi, tri banesa, një vilë, vetura, toka e truall/ Pasuria marramendëse e Ramush Haradinajt dhe Anitës

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar pasuri të konsiderueshme në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (APK). Sipas deklarimit të tij, pasuria përfshin vlera milionëshe të regjistruara…

Detaje të përmbajtjes së pakos së rimëkëmbjes ekonomike – Këta janë përfituesit e saj

Sipas burimeve brenda Ministrisë së Financave, po finalizohet një pako e re e rimëkëmbjes ekonomike me vlerë rreth 200 milionë euro. Dokumenti është ende në fazë përpunimi…

Moment historik! Gjykata e Lartë vendos përfundimisht për Erion Veliajn

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me një çështje që është në hetim nga SPAK. Vendimi lidhet me…

Një shqiptare në bordin e drejtimit të botës? Çako: Ndodh për herë të parë, Mira Murati mund të vendoset kryeministre

Në emisionin “Rrethi Katror” këtë javë u trajtuan disa zhvillime nga vendi dhe bota që kanë tërhequr vëmendje të madhe në ditët e fundit. Diskutimet u fokusuan…

Djali i Agim Ramadanit i reagon ashpër Gecit: Heshtja jote do të kishte më shumë peshë se fjalët e tua – analfabet

Djali i Agim Ramadanit, Jeton Ramadani, ka reaguar ashpër ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, pas deklaratave të bëra në seancën e Kuvendit të Kosovës. Debati…

Gold Ag reagon pas vendimit të gjykatës për Naimin: Çka do t’i thoni Zotit në ditën e gjykimit?

Dje është shpallur aktgjykimi në Gjykatën Themelore në Prishtinë lidhur me një rast që ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Vendimi u konsiderua i rëndësishëm…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *