do_shortcode('[rt_reading_time]')

Rrëfimi tronditës i Alida Hiskut: Si na pë*dhunonin prokurorët e sigurimsat në qeli, na hidhnin kuvertën në kokë dhe…

Shperndaje ne:
Koha e leximit: 4 min.

Alida Hisku, një ndër artistet më të famshme shqiptare para viteve ’90, ka tronditur publikuan me një intervistë të pak kohëve më parë, duke thënë se është përdhunuar nga prokurorët dhe sigurimsat.
Ju, e dashur Alida, keni shkruar një libër në gjermanisht, të botuar katër vite më parë Marioneta të politikës së diktaturës së Enver Hoxhës”, sa autobiografik është ky libër?

-Si koncept e kam trajtuar librin në një mënyrë politike, ku krahas autobiografisë është edhe një biografi e sistemit socialist të diktaturës komuniste në atë kohë. Lexuesi gjerman e ka quajtur interesant dhe e ka blerë, nuk gjendet në shitje. Kanë ngelur vetëm disa kopje në pikat e internetit. Aty kam trajtuar figurën e një artisteje, figurën e një nëne dhe të një tipografeje…

Të një tipografeje?!

-Po unë kam punuar 19 vjet si tipografe në ndërmarrjen “Mihal Duri” dhe gjatë kësaj kohe kam mbaruar edhe studimet. Pra sistemimin e biografisë sime, historinë e jetës sime e kam trajtuar në një “mënyrë gjermane”, jo vetëm për të treguar se kush jam unë si Alidë, por edhe kush është gruaja shqiptare, ashtu si unë që ika me dy fëmijët e vegjël në Gjermani dhe arrita që t’i shkollojë e t’i integrojë në jetën e vendit. Pra libri vjen me një grint të gruas shqiptare dhe ka 580 faqe.

Është i shkruar me një emocion dhe ankth, sa lexuesi s’e përfytyron dot se çfarë do të vijë në faqen tjetër të librit. Libri ngjalli kuriozitet, sepse unë në një grua, kam futur shumë personazhe, shumë aktivitete, shumë ndodhi, që të gjitha në fund fare janë të një personazhi, që jam unë… Tregoj jetën time në shtypshkronjë, në skenë, si politikane në shkollën e partisë ku studioja, kur rrija me popullin “gjuhë më gjuhë”, me kooperativistët, kur shkonim t’u këndonim.

Por këtë sukses të të shprehurit, e kam arritur së bashku me një redaktore gjermane, që di mirë gjuhën e letërsinë gjermane dhe libri; pasi më mori tre vjet kohë, ia arriti qëllimit, tërhoqi lexuesin gjerman.

Si mund të na e përshkruash mjedisin e punës në poligrafikun “Mihal Duri”?

-Aty ka qenë e vetmja shtëpi botuese qendrore që ka pasur në atë kohë në Tiranë, “Naim Frashëri”, një ndërmarrje shumë e madhe me sektorët e botimeve të librit, revistave, të shkollave, etj. Por unë punoja në retush-obset që ishte parapërgatitje e librave dhe revistave. Isha punëtore aty. Isha 15 vjeç dhe pastaj duke punuar vazhdova liceun artistik natën. I kam bërë të gjitha degët e liceut. Madje edhe për pikturë vazhdova në Lice. Pastaj u futa në Shkollën e Partisë.

Cila ishte gjëja më e mirë dhe ajo më e keqja që ke përjetuar gjatë punës në shtypshkronjë?

-E mira qe që u rrita me disiplinën e punës. Unë sot e shoh si një gjë pozitive, por fëmijëve të sotëm nuk do t’ua këshilloja që në moshën 15-vjeçare të futen direkt në punë prodhuese. Por, mua si person më dha forcë, më rriti para kohe. Fitoja dinjitet dhe forcë, kur vrapoja në festivale, në dekada maji.

Vetë prindërit më futën në shtypshkronjë se nuk donin të përfundoja në ndonjë institucion artistik. Aty në shtypshkronjë, babai im ishte sekretar partie i poligrafikut. Unë u futa në këtë punë në mbikëqyrjen e babait.

Si është e mundur që babai yt me pozitë shumë të mirë për atë kohë, si sekretar partie, të punësoi ty në moshë aq të re në një punë të vështirë?

-Po babai im mendonte që të ishte shembull pararojë në shoqëri, një komunist që e çonte edhe ai fëmijën e tij në punë për socializmin… Unë e para duhej të isha shembull, sipas idealit të babait tim. Nëse do të ishte një sekretar partie model, nuk do kishte privilegje për mua. Unë u bëra si një robot, duke programuar çdo gjë, sepse bëja një aktivitet shumë të ngjeshur brenda një dite.

Pra, ju keni qenë një e rritur para kohe?

-Ashtu ka qenë, por unë nuk e kuptoja. Madje, unë në moshën 23 vjeçe pa mbushur 24 vjeç, jam arrestuar dhe rininë time nuk e kuptova si e kalova. E kalova e vrarë, e plagosur dhe ja tani… u plaka.

Në fakt ju dukeni aq energjike dhe rinore. E dashur Alida, ka mbetur pak e mjegullt historia e arrestimit tuaj. Si ju ndodhi që ju arrestuan? Nuk ka qenë kaq e thjeshtë, sa ç’tregohet për një ditar apo jo?

-Ka qenë kaq e thjeshtë, sepse të thjeshtë e bënë ata që bënë këtë puç tek unë. Në atë kohë unë studioja në vitin e fundit për shkenca politike në institutin “Vladimir I. Lenin”. Kisha bërë edhe stazhin e partisë (kështu quhej në atë kohë puna që duhej të bënte në prodhim një komunist).

Sapo isha bërë edhe anëtare e Partisë. Isha e sinqertë në ato që bëja, se mendoja se me shembullin tim u tregoja të gjitha moshatareve të mia, grave që ishin në një nivel me mua: Hej shoqe, gjithçka mund të bëhet. Se unë jam edhe nënë me fëmijë, edhe bëj shkollën, aktivitetet, punën e rris edhe fëmijën.

Ky ishte sinqeriteti dhe qëllimi im, pa asnjë lloj shpërblimi dhe vlerësimi tjetër. Kur mua më arrestuan, babai im ishte ende sekretar partie. Në shtypshkronjë ai njihej si njeriu më i drejtë që besonte në idealin e Partisë. Ka vajtur në prokurori dhe ka dorëzuar teserën e partisë (Alida Hisku nis të qaj) …. Babai iu tha: “Unë po ua jap teserën, por vajza ime nuk e meriton të shkojë atje ku e keni çuar ju…

E dini që kohët e fundit është hapur një debat për lidhjet e artistëve me Sigurimin e Shtetit. Ju kujtohen situatat sesi infiltroheshin koleget e tua në Sigurimin e Shtetit?

-Unë nuk mund të flas sot konkretisht, sepse po ai sigurim që ka qenë atëherë, është edhe sot. Atëherë ishte një sigurim që shfrytëzohej prej pushtetit, sot shfrytëzohet prej lekut. Të njëjtat gjëra bëhen edhe sot. Por sot ndryshe nga e kaluara, shumë gjëra tani kanë dalë sheshit, por pjesa më e madhe e infiltrimit bëhej fshehtas, siç bëhen shumë gjëra fshehtas edhe sot…

Related Posts

Ganja, Kurtit: Do të mbetesh në histori si rrenc, ti veç nder s’ke – je turpi i këtij vendi

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e ka quajtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, “rrenc”. Gjatë fjalës së saj në seancën e sotme,…

Rama e Zelensky të buzqëqeshur, përqafimi i dy liderëve që “vodhi” vëmendjen në…

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 0 min.Kryeministri i vendit Edi Rama, i cili ditën e djeshme ndodhej në Budapest, i ka dhuruar Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky një përqafim…

Përfitojnë mbi 800 mijë emigrantë, lajm i mirë vjen nga marrëveshja Shqipëri-Greqi

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 0 min.Qeveria shqiptare dhe ajo greke kanë rinisur kontaktet për një marrëveshje mes dy vendeve për njohjen e pensioneve. Ambasadorja shqiptare në Athinë,…

Ndryshimi drastik/ Temperaturat zbresin nën zero në Shqipëri, ja qyteti më i ftohtë për…

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Pas datës 11 nëntor marrin fund ditët me diell dhe temperatura të larta. Sipas SHMU-së, moti në orët e mëngjesit të së…

Berisha paralajmëron Turjan Hyskën: Mos e merr tokën në Lukovë, nuk do ta gëzosh…

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Sali Berisha ka bërë një paralajmërim të fortë ndaj moderatorit të njohur Turjan Hysko, duke e këshilluar që të mos pranojë të…

Kur do bjerë dëbora e parë në Shqipëri? Sinoptikania zbulon surprizat e motit: Ditën…

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Kemi përpara një javë dinamike që do i ketë të gjitha: Diellin, rrebeshet e shiut, stuhi detare e madje edhe dëborë në…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *