RAMA: Në Paris ke frikë të dalësh natën se të grabisin çantën! Sot Shqipëria është një vend i sigurt, janë ulur krimet

“Tjetra është, ne kemi sot një vend që është një vend i sigurtë dhe këtë nuk e them unë po e po, por e thonë të gjithë. Ju e keni parë vetë se sa shumë, jam i bindur që këtu ndër ju, ka disa që i mbaj mend që nga dita e parë që unë jam në këtë rol që e dinë shumë mirë, ose mund ta kujtojnë kollaj në 2013 kur ne bënim fushatë, edhe në 2009-tën, edhe në 2013-tën, në të gjitha takimet, problemi i parë ishte “na mbroni nga hajdutët që na vjedhin shtëpinë”. “Na mbroni nga kriminelët që s’na lënë rehat”. I kishin tmerruar pulat, se njerëzit po e po. Zgjohej pula në mëngjes me të zotin dhe në darkë përfundonte në dhëmbët e hajdutit. Kështu ka qenë. Flas për krimin ordiner kudo. Dhe krimi ordiner i nivelit më të lartë me plagosje e me vrasje, dhe krimi i organizuar po e po ishin, vit pas viti, vit pas viti kanë ardhur duke rënë dhe këtë e tregojnë shifrat.

Këtë vit, kemi pasur më pak se gjysmën e numrit të vrasjeve të vitit të kaluar dhe vitin e kaluar kishim vitin më të mirë krahasim me vitet e tjera dhe fakti është që gjithë turistët e huaj thonë që mbresa e parë kryesore është siguria dhe qetësia. Sot kjo nuk është më diçka siç ka qenë në vitet e shkuara.

Unë isha në Paris. Kam qenë në Paris edhe përpara, edhe përpara, edhe përpara. Dhe po ju them që sot në Paris, nuk është siç ka qenë më përpara. Nuk del dot kollaj, kudo, në çdo orë të natës ose njerëzit e thonë kemi problem të dalim natën se të vjen dikush të rrëmben çantën, të rrëmben orën, të rrëmben çfarë ke nëpër duar. Kjo është e rëndësishme, por ne kemi akoma shumë për të bërë në këtë drejtim që ta konsolidojmë imazhin e një vendi që është një vend i sigurtë, ku mund të shkosh turist dhe s’ke problem, ditën, natën s’ke problem. Është e habitshme në një kuptim, po ne që takojmë edhe për shkak të detyrës njerëz që vijnë në Tiranë, të huaj që thonë, dola mbrëmë natën edhe ishte kënaqësi dhe s’ndieje asnjë lloj rreziku.”

Related Posts

Rrush prej pasurisë Tri shtëpi, tri banesa, një vilë, vetura, toka e truall/ Pasuria marramendëse e Ramush Haradinajt dhe Anitës

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar pasuri të konsiderueshme në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (APK). Sipas deklarimit të tij, pasuria përfshin vlera milionëshe të regjistruara…

Detaje të përmbajtjes së pakos së rimëkëmbjes ekonomike – Këta janë përfituesit e saj

Sipas burimeve brenda Ministrisë së Financave, po finalizohet një pako e re e rimëkëmbjes ekonomike me vlerë rreth 200 milionë euro. Dokumenti është ende në fazë përpunimi…

Moment historik! Gjykata e Lartë vendos përfundimisht për Erion Veliajn

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me një çështje që është në hetim nga SPAK. Vendimi lidhet me…

Një shqiptare në bordin e drejtimit të botës? Çako: Ndodh për herë të parë, Mira Murati mund të vendoset kryeministre

Në emisionin “Rrethi Katror” këtë javë u trajtuan disa zhvillime nga vendi dhe bota që kanë tërhequr vëmendje të madhe në ditët e fundit. Diskutimet u fokusuan…

Djali i Agim Ramadanit i reagon ashpër Gecit: Heshtja jote do të kishte më shumë peshë se fjalët e tua – analfabet

Djali i Agim Ramadanit, Jeton Ramadani, ka reaguar ashpër ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, pas deklaratave të bëra në seancën e Kuvendit të Kosovës. Debati…

Gold Ag reagon pas vendimit të gjykatës për Naimin: Çka do t’i thoni Zotit në ditën e gjykimit?

Dje është shpallur aktgjykimi në Gjykatën Themelore në Prishtinë lidhur me një rast që ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Vendimi u konsiderua i rëndësishëm…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *