do_shortcode('[rt_reading_time]')

Nesho: Nëse pranohet faji i McGonigal, SPAK dhe amerikanët duhet ta marrin të pandehur Ramën!

Shperndaje ne:
Koha e leximit: 3 min.

Diplomati Agim Nesho, N/Kryetar i Partisë së Lirisë, në vazhdën zhvillimeve të bujshme të dosjes McGonigal në SHBA gjykon se drejtësia shqiptare dhe vetë amerikanët, të cilët kanë investuar në këtë drejtësi, në datën 22 shtator, nëse do të pranohet faji i McGonigal, duhet ta marrin menjëherë të pandehur kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Nga ana tjetër, Nesho ka hedhur dyshime mbi vizitën e gjatë dhe të pazakontë të Ramës në SHBA prej gati një jave, e pajustifikuar në të gjitha aspektet. O vete për të negociuar për të shpëtuar ndonjë gjë për McGonigal, – tha ai, – ose në kuadrin e “pushimeve” të gjata që bën çdo vit kryeministri në Nju Jork, për të takuar organizatat që e “krehin” edhe e mbajnë në pushtet akoma.

Pjesë nga intervista e z. Nesho sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV.
Flavio: Z. Nesho, sipas informacioneve që vijnë nga Uashingtoni, z. McGonigal po shkon drejt një pranimi fajësie nga ana e tij për dosjen shqiptare. Në rast pranimi të fajësisë për dosjen shqiptare, si veprohet më pas me gjysmën e dosjes që është Edi Rama?

Agim Nesho: Ju keni të drejtë dhe nuk ka pasur në historinë botërore që në një çështje federale të figurojë një kryeministër, jo i një vendi demokratik, por edhe i atyre juntave të Afrikës që 14 herë t’i përmendet emri në akuzën e prokurorit federal. Këtu ka dy probleme; e para njëherë, problemi moral që nuk ekziston. Ky njeri nuk merr parasysh asgjë përpara mbajtjes së pushtetit të tij dhe kjo gjë nuk e prek. Kështu që moraliteti në Shqipëri nuk ekziston, sidomos në përfaqësuesit e Rilindjes. E dyta është që ajo drejtësi, që ne mendojmë se është e pavarur, SPAK-u duhet të kishte filluar të veprojë ose maksimalisht, për të qenë të pranueshëm dhe që amerikanët, vetë amerikanët, të cilët kanë investuar në këtë drejtësi, të mos dalin bllof dhe që të mos dalin, në datën 22 që do të pranohet faji i McGonigal, menjëherë duhet të marrin të pandehur kryeministrin shqiptar për ngjarjet që kanë ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe korrupsionin që ka ndodhur me një zyrtar të lartë të FBI. Këto të dyja janë.

Flavio: Çfarë ndodh në botën diplomatike në datën 23-24 shtator, kur shkojnë ët gjithë nëpër zyra dhe është edhe ambasadori amerikan në Rrugën e Elbasanit dhe pak më tutje është edhe kryeministri shqiptar, “bashkëfajtor” i aferës McGonigal? Si janë këto marrëdhënie më pas në termin diplomatik?

Nesho: Në fakt, duhet të mbajë qëndrim, sepse Amerika është një demokraci, por në shumë raste ka dhe zyrtarë ose përfaqësues të Amerikës që shikojnë interesat pragmatiste të Amerikës…”le të kemi dhe një diktator ose një person të korruptuar si Rama për sa kohë ai është kryeministër i Shqipërisë” dhe kjo është një çështje që ka të bëjë me kriteret diplomatike. Amerika nuk prek, për sa kohë që ti je kryeministër dhe president dhe dua ta nënvizoj këtë, jo se çështja është mbyllur dhe jo se ti nuk je në atë vëmendjen e tyre të jashtëzakonshme se çfarë bën, por ti nuk mund të prekesh.

Kjo ka ardhur për arsye të precedencës sidomos me autoritetet e Arabisë Saudite, me këta njerëz të cilët Rama i ka shumë për qejf. Bëj një parantezë këtu se është për të qeshur – vete kryeministri një javë në Nju Jork dhe takon Ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara!!!

E kuptoni se çfarë skandali është ky, i çfarë përmasave?! Që, o vete për të negociuar për të shpëtuar ndonjë gjë për McGonigal dhe me të drejtë Kongresi Amerikan, nga ato indicet që kanë ardhur nga gazetat, nga personalitetet publike “ore, çfarë bën ky njeri? Si mund të takojë një kryeministër, ministrin e Arabisë Saudite, të rrijë një javë dhe nuk ka një përgjegjshmëri minimale për t’i shërbyer vendit të tij?” Kryeministrat e vendeve të botës vijnë për 24 orë, 48 orë, mbajnë një fjalim, bëjnë një gjë dhe ikin, sepse janë të përgjgjeshëm dhe paguhen nga taksapaguesit e vendeve të tyre.

Këta rrinë nga një javë, bëjnë llogje dhe thonë “negociuam se do të bëhet një vizitë shumë e suksesshme e autoriteteve më të larta të Emirateve të Bashkuara!!! Që edhe po të ishte se do të vente të negocionte për vizitën e ardhshme të Presidentit amerikan, nuk do ta bënte kryeministri shqiptar! Janë autoritetet e Ministrisë së Jashtme që negociojnë për ëkto gjëra. Por këto janë qesharake; janë në kuadrin e “pushimeve” të gjata që bën çdo vit kryeministri në Nju Jork, për të takuar organizatat që e “krehin” edhe e mbajnë në pushtet akoma, pavarësisht se është një nga personalitete më të korruptuara të botës, jo vetëm të botës demokratike, por unë mendoj se edhe ndër dikatorët e Azisë dhe Afrikës, zor se gjen një njeri i cili për një periudhë 10-vjeçare ka konsoliduar një pushtet të plotë./syri

Related Posts

Ganja, Kurtit: Do të mbetesh në histori si rrenc, ti veç nder s’ke – je turpi i këtij vendi

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e ka quajtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, “rrenc”. Gjatë fjalës së saj në seancën e sotme,…

Rama e Zelensky të buzqëqeshur, përqafimi i dy liderëve që “vodhi” vëmendjen në…

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 0 min.Kryeministri i vendit Edi Rama, i cili ditën e djeshme ndodhej në Budapest, i ka dhuruar Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky një përqafim…

Përfitojnë mbi 800 mijë emigrantë, lajm i mirë vjen nga marrëveshja Shqipëri-Greqi

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 0 min.Qeveria shqiptare dhe ajo greke kanë rinisur kontaktet për një marrëveshje mes dy vendeve për njohjen e pensioneve. Ambasadorja shqiptare në Athinë,…

Ndryshimi drastik/ Temperaturat zbresin nën zero në Shqipëri, ja qyteti më i ftohtë për…

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Pas datës 11 nëntor marrin fund ditët me diell dhe temperatura të larta. Sipas SHMU-së, moti në orët e mëngjesit të së…

Berisha paralajmëron Turjan Hyskën: Mos e merr tokën në Lukovë, nuk do ta gëzosh…

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Sali Berisha ka bërë një paralajmërim të fortë ndaj moderatorit të njohur Turjan Hysko, duke e këshilluar që të mos pranojë të…

Kur do bjerë dëbora e parë në Shqipëri? Sinoptikania zbulon surprizat e motit: Ditën…

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Kemi përpara një javë dinamike që do i ketë të gjitha: Diellin, rrebeshet e shiut, stuhi detare e madje edhe dëborë në…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *