Athinë–Shqipëri për 4 orë e 30 minuta/ Autostrada e re që shkurton kohën…

Kanë nisur zyrtarisht punimet për ndërtimin e aksit të ri rrugor Janinë–Kakavijë, një projekt me rëndësi ndërkufitare që synon rritjen e sigurisë rrugore, uljen e kohës së udhëtimit dhe forcimin e lidhjes mes Greqisë, Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në terren kanë filluar punimet përgatitore, ku përfshihen pastrimi i zonës nga bimësia, punimet tokësore dhe nivelimi i terrenit me mjete të rënda, duke shënuar nisjen konkrete të ndërtimit të rrugës së re.

Kontrata për realizimin e projektit, me vlerë 310 milionë euro, është firmosur në dhjetor 2024 dhe sipas autoriteteve greke, aksi pritet të përfundojë brenda katër viteve.

Aksi do të ketë një gjatësi prej 70 kilometrash dhe do të jetë vazhdim i Autostradës Joniane, duke lidhur Janinën me pikën kufitare të Kakavijës. Projekti përfshin dy segmente kryesore: Janinë–Kalpak me trase të re dhe Kalpak–Kakavijë, që parashikon modernizimin e rrugës ekzistuese.

Rruga do të projektohet me standarde moderne, me dy korsi për çdo drejtim dhe korsi emergjence, duke mundësuar shpejtësi deri në 100 km/orë dhe duke garantuar siguri më të lartë për përdoruesit.

Përfundimi i këtij aksi pritet të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit nga Athina drejt kufirit me Shqipërinë, duke e çuar në rreth 4 orë e 30 minuta dhe duke sjellë përfitime të mëdha në transport dhe ekonomi.

Gjithashtu, rruga do të lehtësojë trafikun, do të përmirësojë aksesin drejt porteve dhe zonave industriale, si dhe do të forcojë lidhjet ekonomike dhe lëvizjen ndërkufitare mes rajoneve të Greqisë dhe Shqipërisë.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *