E TURPSHME/ Dy javë pasi u hap për qarkullim, vidhen fugat metalike të Urës së Milotit

Një ngjarje e rëndë është raportuar nga Miloti, ku fuga metalike të një ure janë dëmtuar gjatë një tentative për grabitjen e tyre. Dyshohet se autorët synonin t’i merrnin për t’i shitur për skrap.

Lajmi është bërë i ditur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili thekson se rasti është referuar menjëherë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë. Sipas këtij institucioni, bëhet fjalë jo vetëm për dëmtim të pronës publike, por edhe për një rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë e mjeteve që qarkullojnë në këtë segment rrugor.

Ndërkohë, dëmtimi është riparuar nga grupet e mirëmbajtjes dhe qarkullimi në Urën e Milotit vijon normalisht. ARRSH bën me dije se është njoftuar mëngjesin e sotëm nga kompania kontraktore për një dëmtim të qëllimshëm dhe ka dërguar menjëherë inxhinierët në terren për verifikimin e situatës.

Ky akt cilësohet si i turpshëm, veçanërisht pasi ndodh në një segment me qarkullim të lartë, sidomos në prag të sezonit veror. Vjedhja e fugave metalike përbën rrezik serioz, pasi hapësirat e krijuara në trupin e urës janë të thella dhe mund të shkaktojnë pasoja për automjetet që kalojnë në këtë aks.

Related Posts

Habit gjinekologia: Vajzat 26 vjeç po kalojnë në menopauzë. Është ulur pragu i..

Sipas mjekes obstetër-gjinekologe, Dr. Enriketa Kroi, është vërejtur një fenomen shqetësues vitet e fundit, ku vajza të reja, madje edhe në moshën 26-vjeçare, po përballen me menopauzë…

Kjo është data kur dalin pensionet me shtesën prej 150€

Në Kosovë po vazhdojnë përgatitjet për zbatimin e një pakoje të re të rimëkëmbjes ekonomike, e cila synon të mbështesë kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë përballë…

LAJM I MIRË/ Ministri zbulon kur do të hapet autostrada Tiranë – Durrës…

Punimet që po zbatohen në pjesën e parë të autostradës Tiranë-Durrës, deri tek mbikalimi i Rinasit, pritet të përfundojnë brenda javës së parë të muajit maj, duke…

Soni Malaj habit publikun: Jetoj ende me ish-bashkëshortin në të njëjtën shtëpi

Këngëtarja shqiptare Soni Malaj, aktualisht pjesë e “Ferma VIP 3”, ka ndarë disa rrëfime të sinqerta nga jeta e saj personale gjatë një bisede me konkurrentet Fabjola…

Bota do zhytet në errësirë! Ja kur do ndodhë eklipsi total i diellit, më i gjati i shekullit?

Më 2 gusht pritet të ndodhë një nga eklipset totale diellore më të gjata të këtij shekulli, ku Hëna do të mbulojë plotësisht Diellin dhe për disa…

Gjykata e Lartë merr vendimin e fundit ndaj Belinda Ballukut

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku për heqjen e ndalimit të daljes jashtë shtetit. Masa ishte vendosur më herët nga GJKKO me kërkesë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *