Mero Baze: Disa biznesmenë nuk pranojnë t’i mbajnë më pronat dhe bizneset e Shkëlzen Berishës, frikë se rrezikojnë burgun si biznesmenët e Ahmetajt

Nga Mero Baze

Po vrisja mendjen çfarë dëmi të madh mund t’i kem bërë Saleh Berishës këto kohë që del në pikë të diellit dhe në gjysmë fjalie lavdëron gazetarët që po zbulojnë të vërteta mbi korrupsionin dhe në gjysmën tjetër më sulmon mua për kullën e të birit në mes të Tiranës.

Të them që i kam bërë dëm tek kulla, nuk i kam bërë ndonjë dëm, se puna po vazhdon, edhe pas trazimit që kanë pasur aksionerët pas debatit.

Maksimumi që ka ndodhur është se janë grindur me Shkëlzenin, pse po na vini në pozitë të vështirë.

Shkëlzeni vazhdon të banojë tek vila luksoze që kushton mbi 10 mijë euro në muaj, për të cilën Berisha ka pas telendisur ambasadoren e BE, Romana Vlahutin, pse e ka marrë një vilë si ajo, për zyrat e BE, por për djalin e tij është dakord se i takon, ngaqë e ka në emër të Shtufit, “pronarit” të kullës.

Të them që nga ky debat ka fituar shumë Luli, nuk e them dot, edhe pse Berisha e ka akuzuar se qëndron pas sulmit.

Talibanët e tij nuk është se janë njerëz që mendojnë, skuqen, apo turpërohen nga ndonjë bëmë e tij. Po të kishte ndodhur kështu, ai nuk do kishte Shkëlzenin me vete. Puna është se ata janë pas tij për të mbrojtur gjëmat e tij dhe jo për t’u distancuar prej tyre.

Kështu që as kjo nuk më bind që e ka tërbuar.

Të them që nga ky debat, ai është i shqetësuar që dëmtohet Rama dhe fiton Erion Veliaj, siç e ka thënë gjithë enturazhi i shtypit të tij, dhe ai vet, nuk është serioze. Ai e ka thënë më shumë që të duket bashkëvuajtës me Ramën, që siç pati ky një besëprerë, do ketë dhe Rama, prandaj i bëri thirrje të qëndrojnë bashkë rreth kullës.

Të them se debati mbi kullën e ka dëmtuar pasi e ka nxjerrë të dobët, të korruptuar dhe mbi të gjitha një langaraq që vrapon pas kockave të Edi Ramës, është e besueshme, por ai nuk është se ka turp për faktet. Nuk e ka problem të thotë që është kulla e Lulit.

Të them që është trembur nga padia e PD rreth kullës dhe hetimi pasuror i Zenit dhe rrethit të tij me këtë rast, nuk besoj, pasi SPAK ka dhënë prova deri tani, që derisa nuk merr ende Berishën në pyetje për vrasje, nuk ka ndërmend të marrë njeri në pyetje për punë lekësh nga ajo familje.

E vetmja gjë që më shkon në mendje, është pak perverse. Më është mbushur mendja se mos këta shokët e Shkëlzenit, në emër të të cilëve ai ka hedhur tokat në bregdet nga Lalzi në Ksamil, pallatet, kullën e çdo tjetër, mund t’i kenë dhënë shenja që s’kanë ndërmend t’ia kthejnë, se do kenë telashe.

Ose i kanë rritur çmimin për këtë shërbim të rrezikshëm, kur kanë parë që mund t’i gjejë si këta të tjerët që po dënohen se kanë prona në emër të shokëve dhe shoqeve.

Ky duket tamam hall për një familje hajdutësh, që mbajnë pronat në emër të botës dhe është e vetmja gjë që i shqetëson.

Do ishte lajm i mirë, pasi në mungesë të drejtësisë që duhet të vinte nga sistemi, është një drejtësi që e vjen nga frika e sistemit.

Dhe në këto raste, halli i vërtetë i një familje hajdutësh, janë hajdutët e tjerë. Ndonjëherë kjo është dhe zgjidhja.

Related Posts

Shqiptari që iku nga Irani/ “Atje u bombardua gjithçka”

Eni Kokomani është një nga shqiptarët që, pas disa vitesh jetese në Irani, ka vendosur të kthehet në Shqipëria për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë…

TËRMET NË QEVERI, SHBA fundos Ramën? Washingtoni ULTIMATUMIN SPAK?

Zhvillime të reja në politikën shqiptare po shkaktojnë debate të forta dhe tension në skenën politike. Sipas analistëve dhe burimeve të ndryshme, situata e fundit mund të…

Me 79 vota pro, Kuvendi shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar këtë të martë me 79 vota pro projekt-rezolutën për shpalljen e Irani si shtet sponsor të terrorizmit. Gjatë votimit u regjistrua një…

“Me shumë keqardhje”, hoxha kritikon ashpër prindërit për emrat që po ua vendosin fëmijëve

Emri “Ensar” shpesh perceptohet si një emër i përveçëm, por në thelb ai ka një kuptim më të gjerë gjuhësor dhe historik. Në arabisht, “Ensar” është në…

Mot i paqëndrueshëm me reshje dhe rënie temperaturash, përmirësim në fundjavë

Vranësirat do të dominojnë motin në të gjithë territorin shqiptar gjatë ditës së sotme, ndërsa reshjet do të jenë fillimisht të pakta. Ato nisin në veri dhe…

Paralajmërimi/ Berisha pas deklaratas së Ramës: Më 22 mars i japim…

Sali Berisha reagoi ditën e sotme me një video-mesazh ndaj deklaratave të Edi Ramës, duke e akuzuar kryeministrin se po mbron me çdo kusht Belinda Ballukun. Sipas…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *