Dekania e stomatologjisë Edit Xhajanka dhe pupaci i saj Gentian Asllanaj përlajnë fondet e studentëve, fatura fiktive, pazare dhe udhëtime luksi…

Prapaskena shqyrtoi disa dokumente, raporte dhe evidenca, të cilat ngrenë dyshime serioze për një situatë konflikti interesi, me pasojë kontrollin dhe zhvatjen e parave të studentëve të Stomatologjisë nga një dorë e konsoliduar.

Në këtë skemë shfaqet Edit Xhajanka, Dekane e Fakultetit të Stomatologjisë si dhe kaçatorri i saj, Gentian Asllanaj, Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës Brainstorm.Edit Xhajanka, e cila nuk i ndahet karriges së dekanes, është skeduar edhe më herët për abuzime nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, gjetje të cilat do të jenë objekt i një shkrimi tjetër.

Çfarë ndodh konkretisht?

Gentian Asllani është pjesë e
Këshillit Studentor të Universitetit të Mjekësisë Tiranë.Asllani ka hapur dhe kontrollon Shoqatën Brainstorm, si një mekanizëm për të thithur dhe mbledhur fonde gjoja për trajnime dhe konferenca, por që në fakt shërbejnë për udhëtime turistike, argëtim dhe akomodim në hotele me 5 yje, por edhe për vjedhjen dhe ndarjen e një pjese të parave, me fatura të fryra dhe fiktive.

Këtu shfaqet si mentor i Gentianit, Edit Xhajanka, e cila përdor shoqatën për organizim konferencash mediokre, ku recitohen klishe dhe ndonjë plagjiaturë, sa për të bërë letrat e shpenzimit të parave, të cilat duhet të shkonin për studentët.

Gentian Asllanaj është kryetar i shoqatës në fjalë në konflikt interesi pasi njëheresh është zgjedhur dhe në Këshillin Studentor, i cili presupozohet të ketë të ardhura për ndihmë të studentëve të mjeksisë.

Pra kemi një miksim mes dekanatit, këshillit studentor dhe shoqatës, me qëllim vjedhjen e fondeve.

Këto para nuk shkojnë tek studentët, por nëpërmjet shoqatës ato përthithen për gjoja konferenca e aktivitete shterpë që Gentiani organizon prej disa vitesh me bekimin e Editi me të cilën ndan dhe lekët në fund.

Konferencat disaditore organizohen kryesisht në vende turistike si Lefkada, Janinë, Stamboll, Sofie, Sarajevë, Korfuz, Dubrovnik, Delanik, Strugë, Budva etj., ku lexohen të njëjtat letra dhe lëshohen në menca, jakuzi, sauna, dhoma masazhi, dhoma kripe etj.

Pas ‘turit shkencor’, kopsiten pazaret, faturat fiktive dhe ndahen paratë.

Zhvatja është e dyfishtë.

Në këto konferenca dhe aktivitete qesharake, Editi dhe Gentiani përlajnë fondet që vijë nga Këshilli Studentor si dhe edhe paratë e Shoqatës Brainston, ku si në Këshill ashtu edhe tek Shoqata është pupaci i Editit, Gentiani.

Nga vijnë paratë?

Universiteti lëvron fond vjetor për Këshillin Studentor për të financuar aktivitete për studentët e mjekësisë dhe në funksion të tyre. Fondet vijnë nga buxheti i shtetit, pra nga taksat e shqiptarëve si dhe nga tarifa e studentëve.

Nga ana tjetër, Shoqata Brainstorm u merr para kompanive dentare për organizimin e konfeeencave dhe aktiviteteve në hotele me katër apo me pesë yje.

Si Këshilli Studentor, ashtu edhe Shoqata Brainstorm, mund të marrin edhe fonde donacione të tjera nga orhlganizma ndërkombëtare, BE, qeveria zvicerane etj.

Paratë kontrollohen dhe përlahen nga Xhajanka dhe kaçatorri i saj, Gentian Asllanaj.

Nuk dihet roli i Rektorit të Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, në këtë skemë, nëse ka dijeni apo është i implikuar. Por, Gjata tashmë ka një llogari të gjatë me SPAK-un.

Related Posts

Shqiptari që iku nga Irani/ “Atje u bombardua gjithçka”

Eni Kokomani është një nga shqiptarët që, pas disa vitesh jetese në Irani, ka vendosur të kthehet në Shqipëria për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë…

TËRMET NË QEVERI, SHBA fundos Ramën? Washingtoni ULTIMATUMIN SPAK?

Zhvillime të reja në politikën shqiptare po shkaktojnë debate të forta dhe tension në skenën politike. Sipas analistëve dhe burimeve të ndryshme, situata e fundit mund të…

Me 79 vota pro, Kuvendi shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar këtë të martë me 79 vota pro projekt-rezolutën për shpalljen e Irani si shtet sponsor të terrorizmit. Gjatë votimit u regjistrua një…

“Me shumë keqardhje”, hoxha kritikon ashpër prindërit për emrat që po ua vendosin fëmijëve

Emri “Ensar” shpesh perceptohet si një emër i përveçëm, por në thelb ai ka një kuptim më të gjerë gjuhësor dhe historik. Në arabisht, “Ensar” është në…

Mot i paqëndrueshëm me reshje dhe rënie temperaturash, përmirësim në fundjavë

Vranësirat do të dominojnë motin në të gjithë territorin shqiptar gjatë ditës së sotme, ndërsa reshjet do të jenë fillimisht të pakta. Ato nisin në veri dhe…

Paralajmërimi/ Berisha pas deklaratas së Ramës: Më 22 mars i japim…

Sali Berisha reagoi ditën e sotme me një video-mesazh ndaj deklaratave të Edi Ramës, duke e akuzuar kryeministrin se po mbron me çdo kusht Belinda Ballukun. Sipas…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *