Naftë në Shpirag? Po çfarë do përfitojë Shqipëria? Ja si përgjigjet Balluku…

Kompania “Shell” që po bën kërkime për naftë dhe gaz në zonën e Shpiragut në Berat, në Tetor do të bëjë testin e fundit për të parë sasinë e këtyre burimeve natyrore.

Kryeministri Edi Rama dhe zv/Kryeministrja Belinda Balluku dolën për të komunikuar që deri më tani rezultatet janë të mira dhe maksimumi në muajin Janar 2024 pritet përgjigja përfundimtare nëse Shell do të vendosë të vazhdojë aktivitetin në Shqipëri.

Por cilat do të jenë përfitimet ekonomike të vendit tonë nga zbulimi i naftës në Shpirag?

“Kemi bonusin e prodhimit që është 250 mijë Dollarë me prodhimin e fuçisë së parë, 750 mijë Dollarë kur prodhimi arrin 15 mijë fuçi, 1.5 milionë Dollarë kur prodhimi arrin 30 mijë fuçi në ditë, ndërkohë që janë dhe të gjitha bonuset e tjera. Ajo çka është më e rëndësishmja për qeverinë është granti i faktorit R që do të aplikohet nga fillimi i kësaj kontrate. Çfarë presim nga prodhimi? Ne kemi rënë dakord me kompaninë që mos deklarojmë skenarët që ata kanë marrë për bazë. E vetmja gjë që, nga momenti që ne kemi filluar punën për ngritjen e një fondi sovran do të thotë që nuk janë të ardhura 500 milionë Euro në vit të cilat shkojnë direkt në buxhetin e shtetit për të mbuluar nevojat, por flitet për të ardhura shumë më të larta të cilat nuk mund të menaxhohen nga buxheti i shtetit dhe do të menaxhohen nga fondi sovran ashtu siç ka ndodhur me naftën në Norvegji, Arabi Saudi, Azerbajxhan dhe kudo tjetër”, tha Balluku.

Related Posts

Shqiptari që iku nga Irani/ “Atje u bombardua gjithçka”

Eni Kokomani është një nga shqiptarët që, pas disa vitesh jetese në Irani, ka vendosur të kthehet në Shqipëria për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë…

TËRMET NË QEVERI, SHBA fundos Ramën? Washingtoni ULTIMATUMIN SPAK?

Zhvillime të reja në politikën shqiptare po shkaktojnë debate të forta dhe tension në skenën politike. Sipas analistëve dhe burimeve të ndryshme, situata e fundit mund të…

Me 79 vota pro, Kuvendi shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar këtë të martë me 79 vota pro projekt-rezolutën për shpalljen e Irani si shtet sponsor të terrorizmit. Gjatë votimit u regjistrua një…

“Me shumë keqardhje”, hoxha kritikon ashpër prindërit për emrat që po ua vendosin fëmijëve

Emri “Ensar” shpesh perceptohet si një emër i përveçëm, por në thelb ai ka një kuptim më të gjerë gjuhësor dhe historik. Në arabisht, “Ensar” është në…

Mot i paqëndrueshëm me reshje dhe rënie temperaturash, përmirësim në fundjavë

Vranësirat do të dominojnë motin në të gjithë territorin shqiptar gjatë ditës së sotme, ndërsa reshjet do të jenë fillimisht të pakta. Ato nisin në veri dhe…

Paralajmërimi/ Berisha pas deklaratas së Ramës: Më 22 mars i japim…

Sali Berisha reagoi ditën e sotme me një video-mesazh ndaj deklaratave të Edi Ramës, duke e akuzuar kryeministrin se po mbron me çdo kusht Belinda Ballukun. Sipas…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *