Mbrëmë vdiqën dy motra. Ela e madhja 22 vjeçe, e vogla Rezi 20 vjeçe. Nuk vdiqën as nga zjarret, as nga plumbat, as nga vaksinat e Covidit, as nga droga, as nga tumori.
Mbrëmë teksa udhëtonin me makinë dhe dëgjonin muzikë të bukur përballë tyre një moshatar 23 vjeçar që ngiste si i çmendur një makinë të shtrenjtë i përplasi frikshëm dhe ua la në mes jetët.
