Motrat vdiqën dhe si për ironi fati muzika në makinën e tyre vazhdonte. Muzika vazhdon, vrasësi i tyre jeton ndërsa dy motrat bashkë me miliona ëndrrat e tyre varrosen sot…
Atdheu vazhdon të qajë sepse shumë të rinj po i largohen jashtë ndërsa ata që kanë mbetur këtu po vrasin njëri-tjetrin. Pardje u vranë në Korçë me thika, mbrëmë u vranë me makina në Sarandë. Unë që nuk kam as thika e as makina të paktën i fshij lotët atdheut dhe kur atdheu dremit nga plagët filloj qaj edhe unë fshehurazi!