Aeroporti i Vlorës, mbyllet pjesa më e vështirë e punimeve, brenda 60 ditësh do të gjeni…

Punimet në Aeroportin e Vlorës kanë hyrë në fazën e tretë, çka do të thotë se pjesa më e vështirë e tyre ka përfunduar.

Teksa pistat presin të asfaltohen, punimet janë përqëndruar në ngritjen e godinave më të rëndësishme të këtij projekti madhor. Por teksa këto godina po marrin formë, ka nisur puna për prokurimin e pajisjeve të tyre.

Këto ditë janë hedhur themelet, por autoritetet premtojnë se godinat do të përfundojnë shumë shpejt.

“Pas 60 ditësh do gjeni gjithmonë e më tepër ndërtesa. Do shikoni kullën 36 metra të lartë. Shumë shpejt njerëzit do ta prekin jo vetëm pistën, jo vetëm terminalin por do marrin një lloj hinti se si do jetë forma e tij”, thotë drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil.

Sipas kreut të Autoritetit te Aviacionit Civil, pritshmëritë janë që operimin ky aeroport ta nisë me mbi 1 milionë pasagjerë duke sjellë një impakt të rëndësishëm për zonën, në veçanti për industrinë e turizmit.

Me hapjen e aeroportit dhe tunelit të Llogarasë, plazhet e bukura të jugut priten të thithin një numër gjithnjë e më të lartë pushuesish. Me një sipërfaqe prej 309 hektarësh dhe pistë prej 3.2 km, Aeroporti i Vlorës do të jetë më i madhi në vend dhe do të ketë edhe një terminal kargo.

Related Posts

Shqiptari që iku nga Irani/ “Atje u bombardua gjithçka”

Eni Kokomani është një nga shqiptarët që, pas disa vitesh jetese në Irani, ka vendosur të kthehet në Shqipëria për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë…

TËRMET NË QEVERI, SHBA fundos Ramën? Washingtoni ULTIMATUMIN SPAK?

Zhvillime të reja në politikën shqiptare po shkaktojnë debate të forta dhe tension në skenën politike. Sipas analistëve dhe burimeve të ndryshme, situata e fundit mund të…

Me 79 vota pro, Kuvendi shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar këtë të martë me 79 vota pro projekt-rezolutën për shpalljen e Irani si shtet sponsor të terrorizmit. Gjatë votimit u regjistrua një…

“Me shumë keqardhje”, hoxha kritikon ashpër prindërit për emrat që po ua vendosin fëmijëve

Emri “Ensar” shpesh perceptohet si një emër i përveçëm, por në thelb ai ka një kuptim më të gjerë gjuhësor dhe historik. Në arabisht, “Ensar” është në…

Mot i paqëndrueshëm me reshje dhe rënie temperaturash, përmirësim në fundjavë

Vranësirat do të dominojnë motin në të gjithë territorin shqiptar gjatë ditës së sotme, ndërsa reshjet do të jenë fillimisht të pakta. Ato nisin në veri dhe…

Paralajmërimi/ Berisha pas deklaratas së Ramës: Më 22 mars i japim…

Sali Berisha reagoi ditën e sotme me një video-mesazh ndaj deklaratave të Edi Ramës, duke e akuzuar kryeministrin se po mbron me çdo kusht Belinda Ballukun. Sipas…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *