Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka liruar nga detyra këshilltarin e tij, Drilon Gashi.
Ky i fundit, është dënuar nga Gjykata e Pejës për lëndim të lehtë trupor.
Lirimi i Gashit nga detyra është konfirmuar për lajmi.net nga shefit i Kabinetit të Konjufcës, Ilir Kërçeli.Ndryshe, Gashi ishte dënuar nga Gjykata Themelore e Pejës pasi që i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore gruas së tij.
I njëjti, sipas aktakuzës, kishte sulmuar me grushte dhe me dru gruan e tij.