Ndërkohë media britanike Daily Mail i ka kushtuar një artikull Klevis Hoxhosmanit, të cilin e përshkruan si një shqiptar të pasur me një sërë biznesesh në Mbretërinë e Bashkuar. Klevis Hoxhosmani, 37 vjeç, dhe vëllai i tij 42-vjeçar, Arturi, u arrestuan nga skuadra e krimit të organizuar të Shqipërisë si të dyshuar për përfshirjen në trafikun e drogës nga Amerika Latine në Mbretërinë e Bashkuar dhe BE.
