Daily Mail shkruan se Hoxhosmani është në një lidhje me Kejda Ajazin, vajzën e Majlinda Bregut, ish-ministres së Shqipërisë për Integrimin Europian, e cila dha dorëheqjen si deputete në vitin 2017 dhe tani punon për një organizatë të quajtur Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.

Në Shqipëri, çifti i ri, njihet për stilin luksoz të jetesës, duke përfshirë udhëtime të shpeshta në Londër, Dubai dhe Monako, ku u fotografuan së fundmi të veshur me veshje firmato, ndërsa dilnin nga një supermakinë.

Arrestimi i Hoxhosmanit ka nxitur spekulime në Shqipëri rreth burimit të vërtetë të pasurisë së çiftit.

Kjo do të jetë gjithashtu me interes për SPAK, e cila po mbikëqyr hetimin që çoi në arrestimin e tij.

Prokurorët shqiptarë pretendojnë se Hoxhosmani dhe vëllai i tij ishin pjesë e një grupi të madh ndërkombëtar të krimit të organizuar që përfshinte të paktën nëntë persona të tjerë.

Banda akuzohet për kontrabandë droge nga Kolumbia ose Ekuadori përpara se t’i transportonte ato nga deti dhe toka në Britani.

Prokurorët pretendojnë se ata qëndronin pas një dërgese prej 250 kg kokainë që u sekuestrua në Francë në prill 2020 dhe dyshohet se kjo ngarkesë do të shkonte drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Mesazhet e shkëmbyera në një platformë të koduar të quajtur Sky/EÇ dyshohet se zbulojnë anëtarë të bandës që reagojnë me tmerr kur kuptuan se droga ishte sekuestruar.

Hoxhosmani ka lidhje të ngushta në Britani me Companies House që e lidh atë me tre biznese me seli në Bournemouth.

“Ai ishte i listuar si drejtor i Crystal Hand Car Wash, e cila u krijua në vitin 2013 dhe u shpërbë në vitin 2015. Ai ishte gjithashtu drejtor i Barrack Road Tyres, një dyqan gomash në Christchurch që tani është nën pronësi të re.

Hoxhosmani mbetet drejtor i Opa Coffee Limited, e cila është e regjistruar në një dyqan të zbrazët pranë Central Gardens, një park në qendër të qytetit të Bournemouth.

Ai ka një precedent penal në Mbretërinë e Bashkuar dhe u deklarua fajtor në vitin 2014 për sulm ndaj një gruaje në Ferndown aty pranë”, shkruan Daily Mail.

Në vijim, media britanike thekson se vëllai i tij, Arturi, është ish-pronari i një tjetër lavazh makinash vendas, Ferndoën Hand Car Wash, ku dy burra, një afgan dhe një irakian, u arrestuan së fundmi për shkelje të kushteve të lirimit me kusht.

Sipas prokurorëve, banda e drogës e merrte kokainën nga Kolumbia ose Ekuadori. Kjo dyshohet se është transportuar në kontejnerë detarë në porte kryesore në Evropë, si Antverpi në Belgjikë dhe Roterdami në Holandë. Më pas dyshohet se në rrugë tokësore është dërguar në Francë dhe përmes La Manshit do të arrinte në Mbretërinë e Bashkuar.

Grupi dyshohet se fshihej pas pseudonimeve dhe kryente pagesa duke përdorur sistemin Hawala, një metodë informale e transferimit të parave që funksionon përmes ndërmjetësve të besuar.

Prokurorët Altin Dumani dhe Adnand Xholi thanë se “struktura organizative e këtij grupi kriminal, me lidhje në disa kontinente dhe me 16 anëtarë të identifikuar deri më tani, dëshmon nivelin e lartë të sofistikimit të grupeve kriminale shqiptare, aftësitë e tyre dhe shtrirjen e tyre në tregjet ndërkombëtare kriminale.”

Ata e përshkruan bandën si ‘hierarkike’, me udhëheqësit e saj jo vetëm që porositnin dhe financonin dërgesat e drogës, por edhe mbikëqyrnin udhëtimin e tyre nëpër Evropë, përpara se bashkëpunëtorët në vendet e destinacionit, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, t’ua shpërndanin ato tregtarëve vendas.

Anëtarët e bandës kishin bazën në Mbretërinë e Bashkuar, vende të ndryshme të BE-së, Dubai dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe prokurorët pretendojnë se ata ndihmoheshin nga ” oficerët e doganave dhe personeli i portit”.

Një nga anëtarët e dyshuar të bandës, Erion Alibej, tani po bashkëpunon me prokurorët. Në gjykatë, ai pretendoi se një bashkëpunëtor i tij u rrah në Londër pasi 50 kg kokainë u zhdukën.

Oficerët e SPAK-ut kanë sekuestruar një jaht luksoz dhe një flotë makinash, përfshirë një Mercedes Benz AMG G63, një Volkswagen Golf 7 dhe një Volkswagen Sharan.

Ata kanë sekuestruar gjithashtu dy ora të shtrenjta, 16 telefona celularë, 19 karta bankare dhe tre pistoleta me karikatorë dhe fishekë. Personat e tjerë të arrestuar së bashku me vëllezërit Hoxhosmani janë Plarent Dervishi dhe Erion Alibej.

Ata u paraqitën në gjykatë një ditë më vonë, me gjyqtarin Erion Bani që pranoi kërkesën e prokurorisë për t’i mbajtur në burg para një gjyqi.

Prokurorët shqiptarë thanë se hetimi i tyre ishte ndihmuar nga policia në Mbretërinë e Bashkuar dhe BE.

“Ky hetim i suksesshëm i udhëhequr nga SPAK është një rezultat i drejtpërdrejtë i bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, në veçanti me EUROPOL-in, EUROJUST-in, agjencitë e shteteve anëtare të BE-së, si dhe agjencitë partnere të zbatimit të ligjit në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat ofruan mbështetje përmes analizës së thelluar të të dhënave dhe zbatimit të koordinimit efektiv ndërkombëtar të policisë”, thanë prokurorët e SPAK.

Vlera e materialit të zbuluar nëpërmjet analizës së të dhënave të deshifruara të komunikimit nga Sky/EÇ ka qenë thelbësore për të plotësuar provat e mbledhura gjatë hetimit dhe mbetet e vlefshme në arritjen e rezultateve të duhura hetimore.

“Ky informacion ka qenë thelbësor në identifikimin e veprave të rënda penale, të të dyshuarve dhe përcaktimin e rolit të tyre në këtë grup të strukturuar kriminal”, shkruan Daily Mail.

Related Posts

Si kûrrê me parë, meteorologu Osmani bën paral*jmërimin e fortë: Ja çfarë do të ndodhë me motin këtë javë

Në një lidhje live ishte meteorologu Hakil Osmani, i cili, si çdo javë, bën parashikimin e motit. Sipas tij, edhe kjo javë do të jetë në mbizotërimin…

Ndahen paratë për këto kategori të pensioneve

Qeveria në detyrë ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar një kërkesë të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje buxhetore. Në…

“Shtriju tek dera deri sa të mbarosh”/ Kryetarja e bashkisë së Tiranës befason Erion Veliajn…

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj feston sot ditëlindjen e tij të 46-ë, por ndryshe nga vitet e tjerë, ky vit e gjen atë prapa hekurave….

Bo mba e Idajet Beqirit: Millosheviçi i dha Berishës 20 milionë dollarë që të shkatërrojë Shqipërinë!

vokati Idajet Beqiri i ftuar në emisionin Intervista e Ditës nga Ermal Peçi në Dritare bëri një deklaratë të fortë për Sali Berishës. Beqiri tregon se si…

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut: Parlamenti t’i heqë imunitetin

SPAK i drejtohet Kuvendit për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut që ti hapë rrugën arrestimit. Shtohen akuzat ndaj zëvendëskryeministres që vazhdon të mbajë postin nën mbështetjen…

E papritur! Metereologet paral*jmerojne! Nata e Vitit te Ri me borë! Moti do cmendet, ja parashikimi

Ndërrimi i viteve në Kosovë duket se do jetë me reshje bore, po edhe temperatura ekstreme polare. Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci, përmes një…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *